[email protected]

Publikohet lajm i vjetër për ofrimin e mbështetjes financiare për familjet në Gjermani

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” dje (2 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Ndahen ndihmë nga 300 Euro për secilën familja që ka 2 ose më shumë fëmijë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se lajmi është i vjetër (qershor 2020), atëkohë kur Gjermania kishte publikuar […]

Në titull nuk sqarohet se cili shtet do të ndajë nga 300 euro për çdo qytetar

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “specialja.com” dje (1 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Ndihmë finanсiare nga 300 euro рër çdo qуtetar”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, duke mos e bërë të qartë se autoritetet e cilit vend kanë marrë një vendim të tillë. Detajet […]

E përditshmja serbe “Politika” interpreton rrejshëm se Kurti kërcënon me gjobë serbët për mos ndërrimin e targave

E përditshmja serbe “Politika” në ueb faqen e saj zyrtare “Politika.rs” sot (2 shtator) ka publikuar një artikull në të cilin hedhet pretendimi dezinformues se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërcënuar serbët me 5000 euro gjobë. Artikulli i referohet një video-postimi në Facebook të Kurtit në lidhje me konvertimin e targave të veturave të […]

Pretendohet rrejshëm se Biden ka thënë se “nuk u përkul para flamurit serb sepse ata vranë shqiptarë në Kosovë”

Portali i dyshimtë “news426media.com” dje (1 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Joe Biden: Unë nuk përkulem para flamurit Serb sepse ata v’ranë shqiptarë në Kosovë! (Video)”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli përmban titull të sajuar, ndërsa portali “neës426media.com” ka ndërhyrë edhe në lajmin origjinal duke e […]

Narrativi mbi zbatimin e marrëveshjes së dokumenteve në mediat serbe nga “tensionim” në “situatë e qetë”

Analizë nga Festim Rizanaj Kosova dhe Serbia ditë më parë kanë arritur marrëveshje për çështjen e letërnjoftimeve. Serbia do t’i njohë letërnjoftimet e Kosovës dhe s’do të lëshojë më letra për hyrje-dalje. Të njëjtën do ta bëjë edhe Kosova, ku vendimi do të vlejë edhe për serbët që jetojnë në veri të Republikës së Kosovës. […]

Publikohet shpallje e rreme për shitje të veturës me çmim të ulët

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” me titull “Urgjentë: Shitet Mercedes E Classe, Çmimi 2450 euro – Ika per Gjermani…”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se ky artikull është i sajuar, pasi i njëjti duket se është publikuar vetëm për të grumbulluar klikime përmes rrjeteve sociale. Pas hulumtimit të bërë […]

Ri-publikohet shpallja e rreme për shitjen e një banese me çmim të ulët

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” ka publikuar një shpallje të rreme për shitjen e një banese me çmim jo real. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia dhe përmbajtja nuk përputhen me njëra tjetrën. Pra, nuk bëhet fjalë për apartamentin që shihet […]

Translate »