[email protected]

Rama nuk ka thënë se “në rast se Shqipëria nuk pranohet në BE, do të bashkohet me Kosovën”

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar një artikull, përmes së cilit pretendohet rrejshëm se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të ketë deklaruar se Kosova dhe Shqipëria mund të bashkohen, në rast se kjo e fundit nuk pranohet në BE. Se titulli i këtij artikulli është i rremë, është kuptuar gjatë […]

Nuk ka njohje siç pretendohet në titull

Artikulli me titull “Për inati të Vuçiqit dhe Ramës sonte e njohu si shtet Kosovën”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Kjo është vërtetuar, pasi në përmbajtje gjendet […]

Pretendohet rrejshëm se Kurti ka premtuar dyfishin e të ardhurave për veteranët

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetaz.com” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se do t’ua dyfishojë pensionin veteranëve të luftës. Artikulli përmban titull komplet të sajuar, dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi që lajmi ka të bëjë me ftesën e Kurtit për […]

Publikohet lajm i vjetër me titull tendencioz

Faqja në Facebook “Express Gazeta” ka publikuar një artikull me titull “E PABESUESHME!!! Shperthim i madh ndodh ne Prizren, gjithe qyteti vershohet nga…”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull tendencioz. Ndërsa në përmbajtje gjendet një lajm i vjetër, i publikuar më 26 maj të këtij viti. Në përmbajtje gjendet […]

Pretendohet rrejshëm se Qeveria “vendos” ligj për çmimin e naftës

Portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com” ka publikuar një artikull me titull “Ja ligji papritur që u vendos nga Qeveria për cmimin e naftes”. Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet lajmi lidhur me një kërkesë të partive opozitare dhe […]

Qeveria nuk ka propozuar ende masa për uljen e çmimit të karburanteve

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Qeveria e Kosovës ka propozuar masa për uljen e çmimit të derivateve të naftës. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje bëhet e […]

Translate »