[email protected]

As titulli e as fotografia nuk sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në SHBA

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar sot (27 janar) një artikull me titull “E rëndë/ Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, raportohet për të vdekur”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm […]

Titulli nuk e bën të qartë se ngjarja ka ndodhur në Iran

Portali informativ në gjuhën shqipe, me emrin “sot.com.al” ka publikuar dje (25 janar) një artikull me titull “Përfshihet nga flakët një spital, zbulohet shkaku”. Pas verifikimit  nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje. Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, […]

Faqja e dyshimtë në Facebook publikon vlerësim të klientëve të një institucioni mikrofinanciar, duke e paraqitur rrejshëm si të sajën

Faqja në Facebook që mban emrin “Kredi personale” ka publikuar me datë 19 janar një imazh të cilin e paraqet si vlerësim nga një klient, i cili sipas kësaj faqe është ndarë i kënaqur me procedurat për marrjen e një kredie. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhin me vlerësimin […]

Pretendim i rremë se Kurti është takuar me Erdoganin dhe se Turqia do t’i dërgojë 10 mijë trupa ushtarake shtesë në Kosovë

Një llogari në TikTok me emrin “mtrks25” ka publikuar një video-material, me anë të cilit pretendohet se kryeministri Albin Kurti është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Video-materiali ka shfaqur edhe pamje nga ky takim dhe ka vazhduar pretendimin, duke treguar se Turqia do të dërgojë 10 mijë trupa ushtarake në ndihmë të […]

Kulla Eiffel nuk është djegur

Një llogari në Facebook ka publikuar më 17 janar disa imazhe të momunentit historik të Kullës së Eiffel në Paris. Përmes mbishkrimit dhe pamjeve në këtë postim, pretendohet se Kulla e Eiffel ka marrë flakë dhe po digjet. Por, pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është vërtetuar se ky pretendim nuk […]

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon pa fakte se plaçkitja në Bërnicë të Poshtme është bërë me qëllim të dëbimit të serbëve

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka publikuar më 21 janar një komunikatë lidhur me plaçkitjen e dy shtëpive të familjeve serbe në fshatin Bërnicë e Poshtme, afër Prishtinës. Për rastin e plaçkitjes, ky institucion është deklaruar se veprimi është kryer me “qëllim të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre”. Pas verifikimit të […]

Pretendohet gabimisht se Kosova dhe Shqipëria renditen të fundit në Evropë me të ardhura, sipas fuqisë blerëse

Portali i revistës “monitor.al” ka publikuar dje (22 janar) një artikull, në titullin e të cilit pretendohet se Kosova dhe Shqipëria renditen të fundit në rajon sa i përket të ardhurave sipas fuqisë blerëse. Derisa ky pretendim në titull i “monitor.al”, i bazuar nga të dhënat e raportit të fundit për konsultimin e artikullit IV […]

Translate »