[email protected]

Titulli për heqjen e homologimit për veturat që vijnë nga shtetet e BE-së, i pavërtetë

Disa media online shqip të Kosovës kanë publikuar të martën (29 shtator) një artikull me titull “Hiqet homologimi për veturat që vijnë në Kosovë nga shtetet e BE-së”. Titulli i këtij artikulli del të jetë i pavërtetë, pasi që projektligji që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga […]

Mediat pro-qeveritare serbe shpërndajnë njëzëri propagandën për frikën e fqinjëve ndaj “Serbisë së Madhe”

Disa mediume serbe, në mesin e të cilave janë “Alo.rs” dhe “Pravda.rs”, kanë publikuar një artikull me titull të sajuar, ku thuhet se “shqiptarët gjenden në panik, duke u frikuar se Serbia do t’i përpijë”. Pretekst për të bërë këtë artikull, këto mediume serbe kanë marrë deklaratën e kryetarit të Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurti, […]

Satira e Haradinajt për implikimin e Mossad-it në dosjet e Gjykatës Speciale, publikohet si deklaratë e mirëqenë nga mediat

Mediat online në Kosovë kanë publikuar një artikull, bazuar në një pohim të nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinajt, i cili pretendon se dosjet e Gjykatës Speciale për krime Lufte në Kosovë, të kenë mundur “të rrjedhin nga Agjencia e Inteligjencës së Izraelit “Mossad”, si shkëmbim […]

Fakte të pa verifikuara rreth dehidratimit

Mediat online në Kosovë GazetaExpress.com dhe Arbresh.info, kanë publikuar një artikull rreth shëndetit me titull “Tërhiqeni lëkurën e dorës, do të zbuloni diçka të madhe për shëndetin”. Në këtë artikull janë paraqitur disa këshilla mjekësore, për të cilat nuk ka referenca. Teksti i plotë i publikuar në GazetaExpress.com dhe Arbresh.info: Tërhiqeni lëkurën e dorës, do […]

Këshilla shëndetësore të pa verifikuara

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Ushqimet më të mira që parandalojnë sëmundjet e zemrës”, në të cilin paraqiten disa këshilla shëndetësore. Mirëpo, në të njëjtit artikull, pas një kontrolli të bërë nga hibrid.info, shihet mungon burimi i informacionit dhe referencat, që do të mund të argumentonin këto këshilla. Është […]

Translate »
1406