[email protected]

Vazhdon publikimi i kampanjave të rreme për kredi nga faqja e dyshimtë në Facebook

Një postim me pretendim që ofron mundësi për kredi biznesi deri në 25 mijë euro është publikuar në Facebook nga faqja “Kredi personale”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo faqe ka publikuar postimin që paraqet njoftim të rremë. Hibrid.info ka arritur të vërtetoi se postimi është marrë nga njoftimi […]

Kërcënimi në rritje i mashtrimeve në mediat sociale: Mbrojtja e vetvetes në epokën digjitale

Në botën e ndërlidhur të mediave sociale, ku miliarda përdorues ndajnë jetën e tyre, lidhen me miqtë dhe eksplorojnë mundësi të reja, ekziston një kërcënim që fshihet – mashtrimet e mediave sociale. Ndërsa popullariteti i platformave si Facebook, Instagram, Twitter dhe të tjera vazhdon të rritet, po ashtu rritet edhe kreativiteti dhe guximi i mashtruesve […]

Me anë të fotografisë dhe titullit lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

Portali informativ në gjuhën shqipe “sot.com.al” ka publikuar një artikull me titull “Ish-zyrtari i bankës dënohet me 16 vjet burg, ja për çfarë akuzohet”, duke i bashkëngjitur edhe një fotografi. Por në përmbajtjen e artikullit në portalin përkatës tregohet se bëhet fjalë për një person nga Kina dhe se ngjarja ka ndodhur atje. Hibrid.info ka […]

Titulli nuk sqaron se aksidenti ka ndodhur në një autostradë në Turqi

Portali informativ “gazetashqip.com” ka publikuar një artikull me titullin “E RËNDË/ Aksident zinxhir në autostradë, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”. Por në përmbajtjen e artikullit në portalin përkatës tregohet se kjo ngjarje ka ndodhur në Turqi. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se ky titull është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se […]

Imazhi që paraqet fëmijët me çanta në supe pranë gërmadhave është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Portali informativ “kosovalajm.net” në faqen e tij në Facebook, ka postuar me datë 27 dhjetor një imazh ku shihen dy fëmijë me çanta në supe pranë gërmadhave të ndërtesave. Këtij imazhi i është vendosur mbishkrimi “Gaza, 27 dhjetor 2023.” Pas verifikimit të imazhit vërehen detaje që nuk përkojnë me një imazh real dhe i njëjti […]

Pretendohet pa fakte se Hashim Thaçi do të lirohet në mars të vitit 2024

Llogaria në TikTok që mban emrin “gazetalb” ka publikuar dje (27 dhjetor) një video-material me pamje nga momenti i konferencës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas intervistimit nga Prokuroria Speciale në kuadër të Dhomave të Specializuara, në Hagë. Në video-material është vendosur mbishkrimi që pretendon se ish-presidenti Thaçi do të lirohet në mars të […]

Lajmi për mundësinë e subvencionimit të energjisë elektrike është i vjetër

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar dje (27 dhjetor) artikuj lidhur me aplikimin e subvencionimit të energjisë elektrike. Në përmbajtje të artikullit gjendet një link që pretendohet se është linku për të aplikuar për këto subvencione. Por, pas hulumtimeve dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se […]

Pajisjet ushtarake ukrainase dhe ruse, paraqiten rrejshëm si donacion i dhënë Kosovës nga Turqia

Një llogari në median sociale TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar një video-material të ndarë në dy sekuenca të cilat paraqesin disa pajisje ushtarake. Këtij video-materiali, llogaria e lartcekur i ka vënë një mbishkrim duke pretenduar se armët e paraqitura në këtë material i janë dhënë Kosovës si donacion nga ana e Turqisë. Pas […]

Pretendohet pa fakte se llogaria robot e Kurtit në platformën X ka postuar për protestën e opozitës në Serbi

Mediumi në gjuhën serbe “Informer.rs” ka publikuar një artikull më 25 dhjetor me pretendimin se është përfshirë edhe një llogari (ro)bot (program autonom në internet) i Albin Kurtit në rrjetin social X, në protestën e opozitës në Serbi me qëllim destabilizimin. Ky medium, pretendimin e bazon në një postim në rrjetin social X (ish-twitter) nga […]

Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Francë

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (26 dhjetor) një artikull me titull “Ngjarje makabre/ Babai vret gruan dhe 4 fëmijët, zbardhen detajet tronditëse”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje. Lajmi […]

Translate »