[email protected]

Llogoja e aplikacionit në serialin “The Simpsons” paraqet Safari-n e jo logon e re të Twitter-it

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (30 korrik) artikull në të cilin pretendohet se seriali i animuar “The Simpsons” parashikuan ndryshimin e logos së Twitter. Pretendimi është bazuar nga një fotografi e marrë në njërin prej episodeve të këtij seriali, në të cilën shfaqet një telefon me aplikacionin poshtë për të cilin pretendohet […]

Rishikimi i javës: Dezinformata rreth shtëpisë së Kurtit, përmbajtje të rreme në Facebook rreth blerjes së armatimit nga Turqia, përmbajtje e paverifikuar rreth mbiemrit të policit të vrarë më 2011

Përmbajtjet dezinformuese kanë dominuar ekosistemin keqinformues në javën që shkoi. Dezinformatat kishin të bënin me pretendime për shtëpi milionëshe të kryeministrit Albin Kurti, video-material i montuar ku pretendohet të paraqitet Kurti me Vojisllav Koshtunica, ish-kryeministrin serb. Dezinformatë me pretendimin se Avdullah Hoti, është shprehur se vendi lulëzonte kur ai ishte kryeministër i Kosovës. Përmbajtje dezinformuese […]

Titulli nuk sqaron se për gazetarin e cilit shtet bëhet fjalë

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (30 korrik) një artikull me titull “Vdes gazetari i njohur”. Hibrid.info pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se për gazetarin e cilit shtet bëhet fjalë, prandaj si i tillë, konsiderohet si titull përgjithësues. Lajmi sqarohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në […]

Në video-material nuk paraqiten pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” ka publikuar me datë 28 korrik një video-material të shkurtër (13 sekonda), në të cilën shihen disa pjesëtarë të veshur me uniforma ushtarake duke gjuajtur me armë. Llogaria e lartcekur, pretendon rrejshëm se video paraqet pjesëtarët e Njëjsisë Speciale të Policisë së Kosovës. Pas verifikimit të fakteve të kryer […]

Opinioni mundohet të paraqitet si paralajmërim nga SHBA-të

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (28 korrik) një artikull me titull “Amerika paralajmëron goditje serioze të bandave kriminale në gadishullin ballkanik, lajm i frikshëm për politikanët kosovar të lidhur me krimin”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen. Në përmbajtje bëhet e ditur se artikulli […]

Pretendimi se po vazhdon terrorizimi i serbëve nga Policia e Kosovës, i pabazë

Mediumi në gjuhën serbe “srbijadanas.rs” ka publikuar sot një artikull me pretendimin në titull se Albin Kurti po vazhdon t’i terrorizoj serbët në Kosovë  ku Policia e Kosovës rregullon trafikun me armë të gjata. Ky pretendim mbështetet në një postim informues në Facebook nga portali informativ “Jepi zë” ku bënë të ditur se gjatë rregullimit […]

Naim Abazi nuk është deklaruar kundër ezanit

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “viraln32.com” ka publikuar një artikull me pretendimin e rremë se këngëtari Naim Abazi është shprehur kundër ezanit. Pas verifikimit të fakteve, në përmbajtje të këtij artikulli paraqitet një deklaratë krejtësisht ndryshe nga ajo që pretendohet përmes titullit. Pra, Abazi në asnjë rast nuk është deklaruar në lidhje […]

Translate »