[email protected]

Imazhi nuk paraqet vendin ku do të mbahet protesta, por pamje nga “Checkpoint Charlie” në Berlin

Portali informativ “Insajderi.org” sot (20 qershor) ka publikuar një artikull duke bërë të ditur se mërgimtarët kosovarë sot do të mblidhen në qendër të Helsinkit të Finlandës për të protestuar në mbështetje të Kosovës, që të ndalen protestat e serbëve në veri dhe të lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia. Pas verifikimit të fakteve […]

Pretendime dezinformuese se trazirat në Kosovë “plan për ndarjen e Vojvodinës nga Serbia”

Mediumi në gjuhën serbe “srbin.info” ka publikuar një artikull në të cilin, duke iu referuar trazirave aktuale në Kosovë, bën të ditur planin e pretenduar të Forumit Ekonomik Botëror dhe Kaus Schwab për “ndarjen e Vojvodinës nga Serbia”.  Këtë, siç shkruhet në artikull, dyshohet se dëshmon harta e publikuar në faqen e SEF-it, në të cilën janë […]

Nuk argumentohet pretendimi për prezencë të grupeve kriminale ruse në veri

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar dje (19 qershor) një artikull me pretendimin se “grupe kriminale ruse ‘pushtojnë’ veriun”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se këtë pretendim, ky portal e ka ngritur duke u bazuar në një fotografi, në të cilën shihen tre persona duke ecur në rrugë, që sipas autorit […]

Rishikimi i javës: dezinformata nga mediat serbe rreth veriut, përmbajtje të rreme në Facebook dhe TikTok

Përmbajtjet e rreme dhe dezinformatat kanë dominuar ekosistemin keqinformuese në sferën informative në dhe për Kosovën. Përmbajtje të rreme në TikTok me pretendimin për një luftë të pashmangshme gjatë muajit korrik për shkak të prezencës së pjesëtarëve të grupit mercenar rus “Wagner” në Kosovë; dhe përhapje të një virusi vdekjeprurës. Përmbajtje të rreme në faqe […]

Faqja me pronësi të dyshimtë pretendon rrejshëm se ofron kredi deri në 150 mijë euro

Faqja “Kredi personale” në Facebook vazhdon të publikojë postime me pretendime të rremë t’i paraqesë ato si oferta për kredi-marrje. Me datë 11 qershor, kjo faqe ka publikuar një ofertë për kredi me anë të së cilës ka ngritur pretendimin se ofron mundësi kredi-marrje deri në 150 mijë euro brenda 24 orëve. Hibrid.info, pas verifikimit […]

Pretendim i rremë nga Petkoviq për tentim arrestimin e tre qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës

Mediume në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull më 17 qershor lidhur me pretendimet e Petar Petkoviq-it, drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës. Petkoviq në një konferencë për shtyp pretendon se në natën e 16 qershorit, siç është shpreur, “policia e [Albin] Kurtit” […]

Pretendohet rrejshëm për virus të ri përmes një video të vitit 2020

Është publikuar dje (16 qershor) një video-material nga llogaria me emër “kijameti2024” në TikTok, ku pretendohet për përhapjen e një virusi të ri. Video-materiali i publikuar është marrë nga një raport i realizuar nga mediumi në gjuhën shqipe, “Koha Jonë”. Mirëpo hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur se video-materiali i përdorur për të mbështetur këtë […]

Pretendim i pabazuar se Kurti kontrabandon armë nga Ukraina te armiqtë e Amerikës

Medium në gjuhën serbe “Alo.rs’ ka publikuar një artikull sot (16 qershor) me pretendimin se Kurti kontrabandon armë nga Ukraina te armiqtë e Amerikës. Pretendimi bazohet në një deklaratë të ish kolonelit amerikan, Douglar Macgregor të bërë gjatë një interviste për “Serbian Radio Chicago” dhe e publikuar nga “Serbian American Voters Alliance” (SAVA). Macgregor pretendon […]

Translate »