[email protected]

“Eventual” përkthehet gabimisht, duke e deformuar mesazhin e Biden

Disa media në gjuhën shqipe e kanë përkthyer gabimisht urimin e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës drejtuar dje (16 shkurt) presidentes së Kosovës – Vjosa Osmanit. Në publikimet e bëra dje (16 shkurt), këto media e keqinterpretuar pjesën e urimit kur flet për dialogun Kosovë-Serbi dhe Planin e Bashkimit […]

Nga titulli mund të kuptohet se kryeministri Kurti i ka dal në mbrojtje Mihalit

Portali informativ “Insajderi.org” sot (17 shkurt) ka publikuar një artikull me titull “Kurti i del në mbrojtje Dejona Mihalit”. Me anë të këtij titulli të përdorur në këtë artikull, autori ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për kryeministrin Albin Kurti, ndërsa në përmbajtje bëhet e ditur se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti i […]

Titulli nuk sqaron se nga cili shtet janë dëbuar katër diplomatë

Artikulli me titull “Shteti dëbon katër diplomatë” është publikuar nga portali informativ “Kosova-sot.info”. Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk përshkruan se cili shtet ka dëbuar katër diplomatë, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Moska tha se do të dëbojë katër diplomatë austriakë […]

Pretendim i rremë se Kurti dëshiron vrasjen e Vuçiqit

Mediumi në gjuhën serbe “Informer.rs” ka publikuar sot (16 shkurt) një artikull me pretendimin tendencioz në titull se “Kurti dëshiron vrasjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq”. Ky pretendim i bërë në titull ndërlidhet me një raportim të mediumit kosovar në gjuhën shqipe “Gazetaexress.com”, të cilit i referohen, pa fakte, si i afërt me kryeministrin Albin […]

Vendim i BE-së për ndalim të shitjes së veturave me karburant në vitin 2035, e jo ndalim qarkullimin e tyre

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (14 shkurt) një artikull në titullin e të cilit pretendon gabimisht se ndalohet qarkullimi i veturave me naftë dhe benzinë se pa bërë të ditur vendin, institucionin dhe kohën. Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli, përpos që është përgjithësues, ngrit edhe një pretendim […]

“Makina misterioze” e pijeve nuk të dërgon në kohë, ajo vetëm ka shërbyer si një atraksion

Llogaria në TikTok me emrin “bejevete” ka publikuar më 18 janar një video-material me përmbajtje në gjuhën shqipe, duke pretenduar se një makinë e vjetër e pijeve të gazuara, e vendosur në Seattle të ShBA, ishte një portë që të dërgonte në të kaluarën. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se […]

Tërmeti ishte në Rumani ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë

Portali informativ “Sinjali.com” ka publikuar sot (14 janar) artikullin me titull “Tërmet në Kosovë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në Kosovë nuk ka ndodhur tërmet gjatë ditës së sotme (14 janar), por një i tillë ka goditur Rumaninë, e që dridhjet janë ndjerë edhe në vendin tonë. Gjithashtu, në […]

Translate »