[email protected]

Pretendohet rrejshëm se ish-presidenti amerikan John Kennedy është i gjallë

Llogaria në Facebook me emrin “Blerta Pupi Mile” ka publikuar një postim me pretendim se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), John Kennedy, është gjallë. Kjo llogari pretendon se Carolyn Bessette – Kennedy, bashkëshortja e djalit të Kennedy-t, John Kennedy Junior, ka thënë se ish-presidenti është gjallë. Pas kontrollit të fakteve të kryer […]

Pretendim i rremë se Lumir Abdixhiku ka prezantuar Isa Mustafën si kandidat për kryeministër

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari në Facebook me emrin “Fleta Press” ka publikuar dje (28 mars) një imazh që paraqet kryetarin aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun pranë ish-kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa. Derisa publikimi përmban mbishkrimin “Lajmi i fundit”, imazhit i është vendosur teksti që pretendon se Lumir Abdixhiku ka […]

Pretendohet rrejshëm se pamjet paraqesin emigrantët që pritet të shkojnë në Shqipëri

Llogaria në Facebook me emrin “Lule Gjeli” ka publikuar dje (25 mars) një video-material me pretendimin se pamjet paraqesin emigrantë që pritet t’i sjellin në Shqipëri. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë nga llogaria “Lule Gjeli”, është i rremë. Duke përdorur programin e automatizuar “InVid”, hibrid.info ka […]

Pretendohet rrejshëm se pamjet e automjetit ushtarak të rrokullisur janë xhiruar afër kufirit me Serbinë

Një llogari në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje (24 mars) një video-material në të cilin shfaqet një ushtar pranë një makine ushtarake të rrokullisur. Këtij video-materialit, llogaria e lartcekur i ka vënë një mbishkrim, duke pretenduar se pamjet janë xhiruar afër kufirit me Serbinë dhe se ka pasur siç thuhet “probleme” ndërmjet […]

Pretendim i pabazë se moderatorja braziliane në Shqipëri, Andresa Ambrosio i ka dhënë fund jetës

Një kanal në YouTube me emrin “Perditesuesi” ka publikuar (1 mars) një video-material, të titulluar “DO NGELESH NE ZEMRAT TONA!Andresa i jep fund jetes!”. Video-materiali në fjalë, pretendon se prezantuesja braziliane e cila jeton në Shqipëri, e njohur nga programi televiziv “E diela shqiptare”, i ka dhënë fund jetës. Por, verifikimi i fakteve nga hibrid.info, […]

Përmes një dokumenti të rremë, pretendohet se familja mbretërore britanike ka njoftuar për vdekjen e mbretit Charles III

Një llogari në median sociale Facebook me emrin “Blerta Pupi Mile” ka publikuar dje (18 mars) një postim me pretendimin se familja mbretërore britanike “Buckingham Palace” ka njoftuar për vdekjen e mbretit Charles III. Ky pretendim i rremë për vdekjen e mbretit Charles III është publikuar edhe në platformën X (ish-Twitter) nga një llogari në […]

Monika Kryemadhi nuk ka deklaruar se po vuan nga kanceri

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “belmouth.com” ka publikuar dje (18 mars) një artikull me titull “PËRLOT Monika Kryemadhi – Po VDES, jam me Kancer prej shumë kohësh dhe….”. Në artikull gjendet një video-material i publikuar në platformën Youtube.com (këtu), në të cilin lexuesja e raportit që i është bashkangjitur videos në fjalë, […]

19 vjeçari i vdekur në Fier, paraqitet rrejshëm si djali i Ardit Gjebreas

Një kanal në Youtube me emrin “Fakte Interesante” ka publikuar një video-material (12 mars), të titulluar “TRAGJEDI per Ardit Gjebrean | Vdes djali 19 Vjec”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se lexuesi i raportit që i është bashkangjitur videos në fjalë, njofton për një reagim të këngëtarit Ardit Gjebrea në rrjetet sociale, […]

Translate »
1406