[email protected]

Në titull nuk sqarohet se qytetarët e cilit shtet do të marrin paratë e bonusit

Portali informativ “Kosova-sot.info” sot (26 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Si do t’i marrin paratë e bonusit qytetarët?”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, duke mos e bërë të qartë se autoritetet e cilit vend kanë marrë një vendim të tillë. Detajet e lajmit qartësohen vetëm në […]

Publikohet artikull satirik me pretendimin të paraqitet si i vërtetë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “online.weblajme.com”, ka publikuar një artikull me titull “Studimi: Nëse vazhdoni t’i çoni fëmijët në shkolla, do bëhen hȯmȯsᶒksυalë”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky “studim” nuk është i vërtetë, pasi ky artikull është publikuar nga ueb-faqja satirike amerikane “Thebabylonbee”. Nga hulumtimi i kryer përmes […]

KFOR-i dhe FSK nuk mbajnë ushtrime të përbashkëta në “Belvedere”

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) E përditshmja serbe “Novosti” në ueb faqen e saj “Novosti.rs” dje (24 gusht) ka publikuar një artikull në të cilin pretendon se pjesëtarët e KFOR-it janë duke marrë pjesë në ushtrime të përbashkëta me Forcat e Sigurisë […]

Kryeministrja e Finlandës nuk ka realizuar fotografi e zhveshur

Portali informativ “Paparaci.com” sot (25 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Kryeministrja finlandeze bën foto ‘topless’ në rezidencën qeveritare”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i pasaktë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Titulli lë të kuptohet se kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka realizuar fotografi në Rezidencën qeveritare, në […]

Pretendohet rrejshëm se në këtë dekadë popullsia e Kosovës do të zvogëlohet për 50%

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe “On27.net” dhe “A.news29media.com” kanë publikuar një artikull me pretendimin se në këtë dekadë popullsia e Kosovës do të zvogëlohet për 50%. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim në titull është i rremë, pasi nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje gjenden të dhëna nga […]

Pretendimi i njëanshëm i Zyrës për Kosovën për kërcënim me dëbim të serbëve

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, përmes një njoftimi të publikuar dje (24 gusht) në ueb-faqen e tyre zyrtare, kanë publikuar një komunikatë, përmes së cilës pretendohet pa fakte se mbishkrimi UÇK i shkruar në tabelën emërtuese në fshatin Batushë afër Graçanicës është kërcënim i organizuar ndaj serbëve të mbetur në jug të Ibrit. […]

Në titull nuk jepet vendndodhja e ngjarjes

Artikulli me titull “Lia e majmunit, një qytetar ndërron jetë teksa ishte me pushime” është publikuar dje (23 gusht) nga portali informativ “Kosova-sot.info”. Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e këtij zhvillimi. Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, […]