[email protected]

Titulli lë të kuptohet se qarkullimi i trotinetëve elektrikë do të ndalohet në të gjithë Prishtinën

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull me titull “Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e trotinetëve elektrikë”. Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i pasaktë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në titull lë të kuptohet se Komuna e Prishtinës ka ndaluar qarkullimin e tyre në tërë qytetin, […]

Imazhet që pretendojnë se “The Simpsons ka parashikuar agresionin rus në Ukrainë”, janë të montuara

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Nga Trump president tek pushtimi i Ukrainës, zbulohet se si ‘The Simpsons’ parashikojnë të ardhmen” Në fotografinë e bashkangjitur në këtë artikull shihen karakteret nga familja e serisë së filmave të animuar “The Simpsons” me uniforma lufte dhe duke valëvitur flamurin ukrainas, si dhe […]

Pretendohet rrejshëm se Ilir Meta ka përdorur fotografi të Kabulit

Media online në Shqipëri “Gazetatema.net” ka publikuar një artikull me pretendimin se ish-presidenti, Ilir Meta, në një postim të tij në Facebook ka paraqitur qytetin e Kabulit, duke pretenduar se është Tirana. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vlerësuar se ky pretendim i GazetaTema.net është i pasaktë, pasi që në postimin e Metës, gjendet saktësisht […]

Pretendimi i “Alo.rs” për një koordinim ndërmjet Kurtit dhe Izetbegoviqit për luftimin e Serbisë, i pabazë

Sot (12 gusht) mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull në përmbajtjen e së cilit pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe lideri i Boshnjakëve të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Bekir Izetbegoviq “duan luftë kundër Serbisë”. Ky pretendim i këtij mediumi serb është ndërtuar nga keqinterpretimi i deklaratave të kryeministrit Kurti dhe […]

Fotografia nuk i përket ngjarjes së arratisjes së rusëve nga Gadishulli i pushtuar i Krimesë

Portali “Veriu.info” në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën shihen kolona me vetura, e cila pretendon se është e një dite pas shpërthimeve në bazën ajrore të forcave ruse dhe që rusët po vazhdojnë të arratisen nga Gadishulli i pushtuar i Krimesë. Pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID” […]

Pretendime konspiracioniste nga Vuçiq “për likuidimin e serbëve”

Sot (11 gusht) është publikuar një artikull nga agjencia e lajmeve më bazë në Beograd “Tanjug.rs” me titull “Vuçiq: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës dhe Metohisë, duke përgatitur likuidimin e serbëve”. Artikulli i publikuar në “Tanjug.rs” bazohet në prononcimet e bëra nga Presidenti Serb, Vuçiq i cili pretendon se “Pishtina dëshiron të sulmojë […]

Interpretimi në titull, i manipuluar

Mediumi serb “Blic.rs” sot (11 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Kurti tund armët dhe bën thirrje për luftë”: Petkoviq: Fushata e sinkronizuar kundër serbëve në punë”. Artikulli mbështetet në një postim të drejtorin e zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili interpreton deklaratat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si parapërgatitje […]

Njoftimi për “prezencën e ushtrisë seгbe në kufi me Kosovën”, është i vjetër

Faqja në Facebook me emrin “Lexo Sot” dje (10 gusht) ka publikuar një artikull me titull “E FUNDIT/ Shtohet prezenca e xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën duke e…”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër […]