[email protected]

Ri-publikohet shpallja e rreme për shitjen e një banese me çmim të ulët

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” ka publikuar një shpallje të rreme për shitjen e një banese me çmim jo real. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia dhe përmbajtja nuk përputhen me njëra tjetrën. Pra, nuk bëhet fjalë për apartamentin që shihet […]

Pretendime të pabaza se Kurti planifikon zgjedhje të parakohshme dhe se kishte plane për luftë

Në ballinën e gazetës serbe “Informer” është publikuar sot (30 gusht) kryeartikulli me titull “Kurti ka marrë fund”. Artikulli i kësaj të përditshme pretendon se Albin Kurti ka shpallur zgjedhje të reja për shkak që, siç thuhet, nuk ka marrë përkrahjen e SHBA-së, NATO-s, BE-së dhe, siç pretendon gazeta, as të Tiranës për planet e […]

Ri-publikohet lajmi i vjetër për rritjen e prezencës së xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën

Faqja në Facebook “Lexo Sot”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës vazhdon që ta publikojë një artikull të vjetër të muajit shkurt të këtij viti për prezencën e trupave të njësisë së “xhandarmërisë” serbe në fshatin Breznicë afër zonës kufitare Kosovë-Serbi. Këtë lajm të vjetër, kjo faqe vazhdon ta publikojë. Sot (30 gusht) e […]

Pretendohet rrejshëm se ka ngritje të çmimit për produktet bazë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “on27.net” sot (29 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Lɑjmet e kqijɑ s’kɑne te ndɑluг , ггiten peгseгi pгoduktet bɑze ushqimoгe ne Kosove”. Pas kontrollit të fakteve të paraqitura në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Në […]

Pretendim i pasaktë se KFOR-i nuk është parë në Kaçanik që nga rasti i Lavdrim Muhaxherit

Portali informativ “Reporteri.net” më 27 gusht ka publikuar një artikull me titull “Njësite të KFOR-it shihen edhe në Kaçanik”. Në fotografinë e këtij artikulli shihen dy automjete të KFOR-it e cila, sipas këtij portali, i është dërguar nga një lexues. Në përmbajtje të këtij artikulli, duke u bazuar në të dhënat e marra nga lexuesi […]

Vuçiq dhe disa media serbe pretendojnë pa-argumentueshëm se Kosovën nuk e njohin 103 shtete

E përditshmja serbe “Novosti” në ueb-faqen e saj “Novosti.rs” ka publikuar artikullin ku pretendohet se shtetin e Kosovës nuk e kanë njohur 103 nga gjithsej 193 shtete të botës. Gazeta i referohet deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili theksoi se në “sirtarin e tij gjenden dokumentacioni për shtatë shteteve për tërheqje të […]

Raportohet gabimisht se ka rënë Blloku A1

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (28 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Edhe më terr, KEDS njofton për ashpërsim të reduktimeve: Ra Blloku A1”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i shkruar gabimisht, pasi që në përmbajtje gjendet njoftimi i KEDS-it, përmes së cilit është bërë i ditur për rënien e […]