[email protected]

Nuk janë bërë zotime të Izraelit që “ta bëjnë Kosovën vendin më të pasur në rajon”

Një medium i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com”, ka publikuar një artikull, përmes së cilët pretendon rrejshëm se ka zotime nga “Izraeli që ta bëjnë Kosovën vendin më të pasur”. Në titull të këtij artikulli, përveç që ka një pretendim të rremë, ka edhe gabime logjike e drejtshkrimore. Përveç titullit, edhe në brendësi […]

Raportohet rrejshëm se vëllai i deputetit Bajqinovci është punësuar në KEK

Portali “02press.com” dhe portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com”, kanë publikuar një artikull me titull “S’kanë të ndalur punësimet e VV’së: Edhe vëllai i Mefail Bajqinovcit punësohet në KEK”. Nga verifikimi i faktet në këtë artikull, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Nga […]

Pretendohet pa fakte se “Serbia po dërgon trupa shtesë në kufi me Kosovën”

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “cmd.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull “Çka po ndodh? Serbia po dërgon trupa shtesë në kufi me Kosovën (PAMJE)”. Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e njëjtë të publikuar më 25 mars edhe në disa media online në Kosovë. […]

Pretendim i rremë: Xharra nuk ka thënë se Biden ka rrënjë shqiptare

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Albasky.com” ka publikuar artikullin me titull “Fahri Xharra: Biden ka rrënjë shqipëtare, vjen nga fshati Protapapë i Korçës ja faktet”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili rezulton të jetë i rremë, pasi në përmbajtje nuk përmendet askund emri i publicistit Fahri Xharra. Për ta […]

Zëdhënësja i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, pretendon pa fakte se në Kosovë ka pasur trafikim të organeve

Disa media serbe kanë transmetuar një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila ka pretenduar pa fakte se në Kosovë është bërë trafikimi i organeve njerëzore dhe se masakra e Srebrenicës është vetëm një skenar. Këto pretendime, të pabazuara, kjo zyrtare ruse i ka bërë në një postim në […]

Pretendimi se Kurti ka marr ftesë për vizitë në SHBA, i pavërtetë dhe i bazuar në lajm të vjetër

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë ftesë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli i artikullit është i rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtje. […]

Mustafa nuk ka thënë se është kundër bashkimit kombëtar

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar një artikull me titull “E FUNDIT/ Isa Mustafa kundër bashkimit kombëtar me Shqiperinë?! Ja fjalët e tij”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i […]

Imazhi i Zelenskyy-t me svastikën në fanellë është foto-montazh

Pas pushtimit rus të Ukrainës, në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi në të cilën shihet presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, duke e mbajtur në duar fanellën e kombëtares ukrainase të futbollit me simbolin nazist (svastika/kryqin e thyer). Ky imazh tani është përdorur edhe nga lexuesit shqipfolës, i postuar një koment të artikullit të publikuar […]

Media serbe pretendon rrejshëm se Xhaka ka lindur në Serbi

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Mediumi serb “Kurir.rs” ka publikuar një artikull lidhur me reagimin e futbollistit Granit Xhaka, i cili kishte komentuar rreth shortit të Kampionatit Botëror. Xhaka në profilin e tij në Instagram kishte postuar duke komentuar grupin G në […]