[email protected]

Fakte të pa verifikuara

GazetaExpress.com ka publikuar një artikull të vjetër me titull “Pesë gjërat fantastike që bën truri, kur jeni në gjumë!”. Në përmbajtjen e tij shkruan për pesë gjërat e jashtëzakonshme që bën truri ndërkohë që jemi në gjumë. Megjithatë, këtij artikulli i mungon burimi i informacionit, si dhe përmenden disa ekspertë, të cilëve nuk u përmendet […]

Deklaratën për heqjen e vizave Grenell e dha në fillim të korrikut (lajm i vjetër)

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar dje (6 tetor) një artikull me titull “Richard Grenell:Vizat të hiqen ditën e dielë nëse arrihet kjo marrëveshje?”. Lajmi i publikuar nga ky portal, nuk i përshtatet kontekstit kohorë, meqenëse deklarata e ambasadorit Richard Grenell për liberalizim të vizave të Kosovës me BE-në, është bërë me 8 korrik, në […]

Artikull me foto jo autentike dhe fakte të pa verifikuara

Gazetametro.com ka publikuar një artikull të tipit reportazh për lagjen “Arnavutkoy” në Stamboll që në shqip do të thotë “Fshati i Shqiptarëve”. Në këtë artikull përshkruhet origjina e emrit të lagjes dhe domethënia e emërtimit si dhe të dhëna tjera që nuk mbështeten me referenca. Përveç kësaj, në këtë artikull shihet se fotografia që pretendohet […]

Artikull me fakte të pa verifikuara

Mediat online në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull me titull “​Ngjyra e syve zbulon se çfarë lloj personi jeni”. Mediat si “rtklive.com”, “kosovapress.com” dhe “gazetametro.net”, e kanë publikuar këtë artikull, por pa cituar asnjë burim apo referencë në lidhje me pretendimet e paraqitura brenda përmbajtjes. Pjesë nga teksti origjinal i këtij artikulli: Ngjyra e […]

Artikull i rremë me deklaratë të trilluar

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull me titull “Veseli: Me LVV-në bëjmë koalicion, vetëm atëherë kur nuk është kryetar Albin Kurti”. Në bazë të hulumtimit nga hibrid.info, rezulton se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka bërë një deklaratë të tillë asnjëherë dhe se titullit dhe përmbajtja e këtij artikulli është komplet i […]

Maqedonia e Veriut nuk hap sot kufijtë me Kosovën

Portali “Insajderi.org”, ka publikuar dje (5 shtator) artikullin me titull “Zemaj konfirmon: Maqedonia e Veriut nesër hap kufijtë me Kosovën”. Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtje, pasi që në deklaratën e tij të publikuar në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Komisioni për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut ka […]

Lajmet e rreme pas infektimit të Trump-it: Ai kurrë nuk tha se COVID-19 është mashtrim

Menjëherë sapo Presidenti Trump njoftoi se ai dhe gruaja e tij Melania ishin testuar pozitivisht me Covid-19, filluan publikime dhe shpërndarje të lajmeve të rreme në internet që ndërlidheshin me këtë temë. Ndër thashethemet kryesore ishin pretendimet se presidenti e quajti virusin një “mashtrim” dhe se një aeroplan ushtarak ” doomsday plane” (emërtim jozyrtar i […]

Titull i pasaktë për mospjesëmarrjen e Rrahmanit në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut

Portali “Telegrafi.com” ka publikuar një artikull rreth mungesës së futbollistit të Kosovës, Amir Rrahmani për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, e cila pritet të zhvillohet me 8 tetor. Megjithatë, titulli i Telegrafit nuk përkon me përmbajtjen e lajmit, pasi në konferencën e mbajtur nga trajneri dhe menaxheri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes gjegjësisht Bajram […]