[email protected]

Kategoria e luftës nuk është përjashtuar nga subvencionimi i energjisë elektrike

Televizioni “ATV” në faqen zyrtare në mediumin online Facebook, ka publikuar një video-material lidhur me vendimin e Mbrojtjes së Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike. Në artikullin e publikuar, pretendohet se ky vendim ka përjashtuar kategoritë e luftës nga subvencionimi i energjisë elektrike. Ndërsa pas hulumtimeve dhe fakteve të kryera nga hibrid.info, është gjetur se […]

Artikulli që tregon se Shqipëria rrezikohet nga stuhitë, është i vjetër

Portali i dyshimtë që mban emrin “new.findnews5.com” ka publikuar një artikull me titullin “KUJDES! Shqipëria në rreth të kuq, rreziku vjen nga deti dhe qielli”. Por pas verifikimit nga hibrid.info është provuar se artikulli i publikuar është i vjetër. Vegëza e artikullit të publikuar nga “new.findnews5.com”: I njëjti artikull është publikuar edhe në median sociale […]

Shqiptarët nuk kryesojnë për kërkesa biletash në Euro 2024

Mediumi informativ “panorama.com.al” ka publikuar një artikull (15 dhjetor), në titullin e të cilit pretendohet se Shqipëria kryeson sa i përket kërkesave për bileta në Kampionatin Europian të futbollit. Titulli tutje pretendon se kjo informatë ka ardhur nga presidenti i federatës gjermane të futbollit. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se në përmbajtje e […]

Presidenti zviceran nuk ka luajtur në piano këngën “Mora fjalë”

Një llogari në Tiktok me emrin “Troja.pe” ka publikuar një video-material ku shihet presidenti zviceran, Alain Berset duke luajtur në piano. Në video-material gjendet mbishkrimi me anë të së cilit pretendohet se Alain Berset në piano po luan këngën “Mora fjalë”, versioni origjinal i së cilës këndohet nga këngëtarja Shkurte Fejza. (shih këtu) Por pas […]

Titulli e as fotografia nuk e sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në Arizonë

Portali informativ “Kosova-sot.info” në profilin e saj zyrtar në median sociale Facebook, ka publikuar një përmbajtje ku thuhet “Digjet një shtëpi, raportohet se disa fëmijë kanë humbur jetën”. Por në përmbajtjen e artikullit në portalin përkatës tregohet se kjo ngjarje ka ndodhur në Arizona, në Shtetet  e Bashkuara të Amerikes. Hibrid.info ka verifikuar faktet e […]

Pretendimi se SHBA-të i kanë dhënë Kosovës donacion 7 dronë ushtarak, është i pasaktë

Një llogari në TikTok që mban emrin “armies_of_the_world1” ka publikuar me datë 8 dhjetor një video-material që mban mbishkrimin “SHBA i dhuron 7 drone ushtarak Kosovës”. Në këtë video-material dëgjohet edhe një audio inqizim që e ngrit pretendimin e njëjtë. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është i […]

Vazhdon të publikohet deepfake i aeroplanit me mbishkrimin “Albin Kurti – Kosova USA”

Llogaria në TikTok që mban emrin “sherbimisekret1945” ka publikuar (16 dhjetor) një video-material në të cilin pretendohet se në një aeroplan civil është vendosur mbishkrimi “Albin Kurti – Kosova USA”. Në video shihet një aeroplan civil-komercial, duke parakaluar në një pistë fluturimesh, me mbishkrimin, në të cilin pretendohet se aeroplani u soll nga një biznesmen. […]

Pamjet nuk paraqesin pajisje ushtarake turke të dhuruara për Kosovën, por një ekspozitë të Forcave Ajrore të Brazilit

Një llogari në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje një video-material me pamjet e një aeroplani ushtarak. Në mbishkrimin e këtij video-materiali pretendohet se pamjet paraqesin raketa të Turqisë të cilat i janë dhuruar Kosovës. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi është i rremë dhe se pamjet […]