[email protected]

Vazhdon të publikohet artikulli në të cilin keqpërdoret emri i një kirurgu kosovar me pretendimin se i njëjti shëron diabetin për një ditë

Faqja në Facebok që mban emrin “Atdheu Lajm” ka publikuar sot (15 dhjetor) një artikull me titull “Lajm fantastik: Mjeku shqiptarë shëron sëmundjen e sheqerit për një ditë”. Në këtë artikull pretendohet se kirurgu kosovar, Arbër Morina është shprehur se shëron sëmundjen e diabetit për një ditë. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info në llogarinë […]

Pajisjet ushtarake që iu dhuruan Ukrainës, pretendohet rrejshëm se do t’i dhurohen Kosovës

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar sot (15 dhjetor) një video-material, në të cilin shfaqen paisje ushtarake për të cilat pretendohet se do t’i dhurohen Kosovës si donacione. Por, hibrid.info nuk ka gjetur burime që vërtetojnë pretendimine publikuar nga llogaria në fjalë. Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “mtrks25” në TikTok: […]

Pagat e muajit tetor për minatorët, nuk janë ekzekutuar në datën e deklaruar nga ministrja Rizvanolli

Minatorët e Trepçës ishin futur në grevë më 24 tetor, grevë e cila u ndërpre më 2 nëntor pas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet minatorëve, një grupi të deputetëve të Kosovës dhe Bordit të Përkohshëm Mbikëqyrës të kësaj kompanie. Artane Rizvanolli, ministrja e Ekonomisë në mbledhjen e komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti (7 […]

Titulli nuk e qartëson se ngjarja ka ndodhur në Rusi

Mediumi informativ me emrin “Kosova-Sot.info” ka publikuar dje (14 dhjetor) një artikull me titull “E trishtë: Qentë endacakë sulmojnë brutalisht një vajzë”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në […]

Qytetari palestinez nuk është zgjedhur si personazh i vitit nga “Time Magazine”

Një faqe në Facebook me emrin “Idealisti-al”, ka publikuar një fotografi ku pretendohet të jetë kopertina e “personazhit të vitit” e revistës amerikane “Time”. Në fotografi shihet imazhi i një burri palestinez si personazhi i vitit të revistës në fjalë. Por pas verifikimit të fakteve, të kryer nga Hibrid.info është vërtetuar se ky pretendim nuk […]

Shkëputja e kontratës së kompanisë Puma me kombëtaren e Izraelit, nuk ndërlidhet me konfliktin Hamas-Izrael

Faqja në Facebook që mban emrin “TopLajm” ka publikuar  një postim me mbishkrimin “Puma i jep fund marrëveshjes së sponsorizimit me kombëtaren izraelite Ky është një nga rezultatet e presionit në rrjetet sociale”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se vendimi i kompanisë Puma për të shkëputur kontratën për sponsorizimin e […]

Vazhdojnë të publikohen pretendime të rreme se Kosovës do t’i dhurohen donacione ushtarake

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje (12 dhjetor) një video-material që shfaq pajisje ushtarake. Në mbishkrimin e video-materialit pretendohet se Kosovës do t’i dhurohen si donacione tanke dhe drona, pa e specifikuar se nga cili vend do të vije donacioni. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se […]

Titulli nuk sqaron se sekuestrimi i kokainës ka ndodhur në Spanjë

Portali informativ më përmbajtje në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info”, ka publikuar një artikull me titull “Policia sekuestron 11 tonë kokainë”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron për policinë e cilit shtet bëhet fjalë. Lajmi qartësohet në përmbajtje, ku thuhet se “Policia spanjolle sekuestroi 11 tonë […]