[email protected]

Pretendim i rremë se në një tunel të një sinagoge në New York janë kryer vepra si rrëmbimi i fëmijëve dhe rituale satanike

Një faqe në Facebook që mban emrin “Investiguesi Shkrimor” ka publikuar (9 janar) video-materialet e tunelit të një sinagoge në New York. Në pamje shfaqen edhe momentet e arrestimit të disa personave në këtë sinagogë, për të cilët pretendohet se janë arrestuar nën akuzën për rrëmbim të fëmijëve dhe ritualeve satanike. Hibrid.info ka gjetur dhe […]

Vranica nuk ka thënë se 10 mijë punëtorë nga sektori i gastronomisë janë larguar nga Kosova

Mediumi në gjuhën serbe “KosovoOnline.com” ka publikuar një artikull me titull “Vranica: Që nga 1 janari, 10,000 punëtorë në industrinë e hotelerisë janë larguar nga Kosova”. Gjithashtu, edhe në kreun e artikullit, mediumi në gjuhën serbe pretendon se përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica ka thënë se nga data 1 janar, nga […]

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon pa fakte se plaçkitja në Lubozhdë është bërë si kërcënim ndaj serbëve organizuar nga Prishtina

Medium në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikulli dje (11 Janar) për grabitje të shtëpive të serbëve në fshatin Lubozhdë të Istogut gjatë festës së Krishtlindjeve Ortodokse. Ky medium hedh pretendimin se kjo është bërë, si pjesë e “fushatës së frikësimit dhe persekutimit të popullit serb të organizuar dhe frymëzuar nga Prishtina”. Pretendimi i […]

Nuk është vendosur një radar në Prishtinë, ekziston aty që nga vitet e 80’ta

Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar dje (11 janar) një video-material, ku përmes mbishkrimit pretendohet se është vendosur një radar në Kosovë, në mbishkrim thuhet “Vendoset Radari i parë në Kosovë”. Por, pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është vërtetuar që ky pretendim nuk qëndron. Vegëza e video-materialit të […]

Mbishkrimi i imazhit që pretendon se Aeroporti i Prishtinës është stërmbushur me udhëtarë, nuk përputhet me raportimin e artikullit të bashkangjitur

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar një imazh në faqen e saj në Facebook, me pamje të udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo fotografi përmban mbishkrimin “Efekti i liberalizimi i vizave, stërmbushet me udhëtarë Aeroporti i Prishtinës”. Pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli dhe përmbajtja e artikullit nga vegëza e bashkangjitur […]

Pamjet e ushtarëve ukrainas mundohen të paraqiten si momente të stërvitjeve të forcave ushtarake në Kosovë, në kufirin me Serbinë

Një llogari në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar një video-material ku tregohen pamjet e disa ushtarëve. Në mbishkrimin e kësaj videoje pretendohet se shfaqen pamje të trajnimeve të forcave të armatosura në vendin tonë, në kufirin me Serbinë. Pas verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar se ndryshe nga pretendimi, në pamje shihen ushtarët ukrainas. […]

Artikull me titull përgjithësues që nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Greqi

Disa portale informative me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë shpërndarë në faqet e tyre në median sociale Facebook një artikull me titull “Tragjike! Nëna “mostër” bën veprimin makabër ndaj foshnjës së saj 6-muajshe”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet […]