[email protected]

Fotografi e montuar e Shefqet Krasniqit me uniformë ushtarake serbe

Një llogari në TikTok që mban emrin “alicena60” ka publikuar imazhin në të cilin shfaqet hoxhë Shefqet Krasniqi. Krasniqi duket i veshur me uniformë ushtarake të shtetit serb. Pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia është e montuar. Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “alicena60” në TikTok: https://www.tiktok.com/@alicena60/video/7321719224303455521 Hibrid.info ka verifikuar fotografinë e […]

Titull përgjithësues dhe i pasaktë për ngjarje të ndodhur në Stamboll

Portali informativ në gjuhën shqipe “sot.com.al” ka publikuar një artikull me titull “Të shtëna me armë në një xhami, raportohet për të plagosur”. Por në përmbajtjen e artikullit në portalin përkatës tregohet se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Stamboll. Gjithashtu, titulli është i pasaktë, pasi lë të kuptohet se plagosja është bërë […]

Pretendim i rremë se kanë humbur jetën dy persona nga një aksident në Fushë Kosovë

Një llogari në TikTok që mban emrin “mrgame.ks” ka publikuar dje një video-material me imazhin që duket shfaq një veturë të aksidentuar afër trenit. Fotografisë i është vendosur mbishkrimi që pretendon se në Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident tragjik ndërmjet një veture dhe një treni, nga i cili kanë mbetur të vdekur dy persona. […]

Avokati serb Stojkoviq nuk është shprehur decitivisht “kam të drejtë të nderoj familjen e Adem Jasharit”

Mediumi online në gjuhën shqipe “euronews.al” ka publikuar një artikull me pretendimin në titull se avokati serb Cedomir Stojkoviq është shprehur: “S’më intereson. Kam të drejtë të nderoj familjen e Adem Jasharit”. Pas verifikimit të përmbajtjes së artikullit të publikuar, është gjetur se deklarata nuk nënkupton decitivisht që Stojkoviq ka deklaruar se ka të drejtë […]

Imazhi i Papa Françeskut në momente intime me një grua është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Faqet në Facebook që mbajnë emrin “Kosova News” dhe “TROPOJA TEK JU” kanë publikuar një imazh në të cilin shfaqet Papa Françesku. Fotografia e publikuar në datat 6 dhe 7 janar nga faqet respektive, shfaq Papa Françeskun në momente intime me një grua. Pas hulumtimit nga hibrid.info, është  vërtetuar se ky imazh është i gjeneruar […]

Titulli nuk e bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Tunizi

Disa portale informative me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar artikullin me titull “Konsumuan alkool të kontaminuar, vdesin katër persona dhe 40 shtrohen në spital”. Artikulli qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet se “Katër persona kanë vdekur dhe 40 janë në spital pasi kanë pirë alkool të kontaminuar në […]

Pamjet e stërvitjeve ushtarake të forcave të Azerbajxhanit, paraqiten si momente të ushtrimeve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës

Një llogari në TikTok, që mban emrin “mtrks25”, ka publikuar një video-material në të cilin shfaqen pamje nga stërvitjet ushtarake. Mbishkrimi në video pretendon se pamjet shfaqin momente të ushtrimeve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, siç thuhet para një sulmi të mundshëm terrorist. Hibrid.info ka verifikuar materialin dhe ka vërtetuar se pamjet janë […]

Albin Kurti i bashkohet listës së zyrtarëve publikë që nuk mbajtën premtimin rreth përfundimit të autostradës Prishtinë – Gjilan

Shkroi: Etrit Rexhepi Ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan kishte nisur në vitin 2018. Tashmë kur kemi hyrë në vitin 2024, e punimet në këtë projekt ende nuk kanë përfunduar. Hapjen e kësaj autostrade brenda vitit të kaluar, e kishte premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Hibrid.info ka hulumtuar rrjedhën e zhvillimit të këtij projekti, […]

Aksidenti ndërmjet veturës dhe kamionit nuk ka ndodhur në Kosovë

Një faqe në Facebook që mban emrin “Shneta” ka publikuar dje (5 janar) një video-material në të cilën paraqiten pamje të një aksidenti ndërmjet një veture dhe një kamioni. Këtij video-materiali i është vënë mbishkrimi “Aksident live, në një autostradë të Kosovës”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë fakt […]

Lajmi për mungesën e fuqisë punëtore në Zvicër, është i vjetër

Portali “kercova.net” me datë 31 dhjetor ka publikuar në faqen e tij në Facebook një artikull me titull “Zvicër, ky sektor ka mungesë të punëtorëve..!”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, pasi që në përmbajtje të artikullit, shfaqet data 6 janar 2023. Vegëza e artikullit të […]