[email protected]

Video e sulmit të vitit 2012 në stacionin e policisë në Bahrein, paraqitet si aktuale

Një faqe në Facebook me emrin “Tempulli” ka publikuar me datë 20 tetor një video-material me mbishkrimin “Protestuesit pro Palestinës sulmuan ambasadën izraelite në Bahrein”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është i vitit 2012 dhe paraqet skena të një sulmi të demonstruesve në një stacion policie në kryeqytetin […]

Fotografia e shpalosjes së flamurit të Palestinës nga tifozët e Atletico Madrid, e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Disa faqe në Facebook me postime që kanë mpërmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar dje dhe sot (20-21 tetor) një fotografi me një imazh të fabrikuar të një flamuri palestinez, të shpalosur në tribunat e një stadumi. Nëpërmjet kësaj fotografie me imazh të fabrikuar, ngritet edhe një pretendim i rremë se gjoja flamuri i Palestinës […]

Pamje e vjetër e lansimit të një rakete në Jemen paraqitet si moment sulmi ndaj Izraelit

Llogaria në Facebook me emrin “Al Khattab” ka publikuar dje (20 tetor) një video-material që shfaq momente të lansimit të një rakete. Kjo llogari me anë të mbishkrimit pretendon se pamjet tregojnë lansimin e raketës, e cila ka cak Izraelin. Por pas hulumtimit të fakteve nga hibrid.info, është kuptuar se video-materiali është i vjetër dhe […]

Video e vjetër e paradës ushtarake në Jemen, mundohet të ndërlidhet me konfliktin aktual Hamas – Izrael

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar dje një video-material në të cilën paraqiten pamje të një parade ushtarake. Këtij video-materiali, faqja e lartcekur i ka vënë mbishkrimin “Lëvizja Ansarullah në Jemen shpalli mobilizim. Lëvizja Ansarullah ka raketa balistike me rreze veprimi prej 2 mijë km”. Por që pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se […]

Pamje nga tërmeti i muajit shkurt në Turqi, mundohen të paraqiten si të konfliktit aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit

Faqja në Facebook me emrin “Rruga Drejt Islamit” ka publikuar sot (19 tetor) një video-material në pamjet e së cilës shfaqen rrënoja të shumta të objekteve të shkatërruara. Duke u bazuar në publikimet e kësaj faqeje dhe nga komentet në po këtë publikim, nënkuptohet se video-materiali shfaq pamjet e shkatrrimeve të konfliktit në Gaza. Por […]

Piktura me imazhin e Adem Jasharit në ditën hapëse të Samitit të Berlinit në Tiranë, është e montuar

Llogaria në TikTok me emrin “shqip51” ka publikuar sot (19 tetor) një video-material në të cilën shfaqet momenti i shpalosjes së një pikture me portretin e Adem Jasharit. Autori i publikimit i ka shtuar edhe mbishkrimin që vlerëson se kjo ekspozitë nuk i ka pëlqyer Edi Ramës, kryeministrit shqiptar dhe Ana Bërnabiqit, kryeministres serbe. Por […]

Pamjet nuk i përkasin konfliktit aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, video është realizuar në vitin 2021

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar dje 18 tetor një video-material me pretendimin se pamjet paraqesin një tjetër raketë të Brigadave “Izzettin Qassam” e cila kaloi mbi Kupolën e Hekurt dhe u rrëzua në Tel Aviv. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është i vitit 2021 dhe nuk […]