[email protected]

Fotografia paraqet përmbytjet e vitit 2014 në Gjenova, e jo të atyre në Libi

Një llogari në Facebook ka publikuar me datë 12 shtator një fotografi, me anë të së cilës është pretenduar se pamjet tregojnë përmbytjet e shtatorit në Libi. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia nuk është realizuar në Libi, por paraqet përmbytjet në Gjenova të Italisë, në vitin 2014. Vegëza […]

Në titull nuk saktësohet se ngjarja ka ndodhur në Xhamajka

Portali informativ “Gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (3 tetor) një artikull me titull “E RËNDË/ Konsumuan karamele me kanabis, mbi 60 nxënës përfundojnë në spital”. Titulli konsiderohet si përgjithësues, ngaqë pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, “Hibrid.info” ka vërtetuar se titulli nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja në fjalë. Lajmi […]

Publikohet si aktual lajmi i vjetër për 250 mijë vende të lira pune në Zvicër

Faqja në Facebook “Atdheu Lajm” ka publikuar dje (3 tetor) një artikull me titull “Zvicra kërkon punëtor, 250.000 vende të lira pune”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në prill të vitit 2022. Pra, kjo faqe është munduar që këtë artikull janë munduar ta […]

Fotografia e “Ballistit” me një pjesëtar të Policisë së Kosovës nuk është realizuar pas ngjarjeve të fundit në veri

Disa portale informative në gjuhën shqipe në faqet e tyre zyrtare në Facebook kanë publikuar me datë 30 shtator dhe 1 tetor një fotografi të Ismail Morinës “Ballisti”,  tifoz i Kombëtares shqiptare të futbollit, i cili shihet së bashku me një pjesëtar të Policisë së Kosovës (PK). Këtij imazhi faqet në Facebook “Jepi Zë”, “Monitor.mk” […]

Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për mediat gjermane

Portali informativ “Reporteri.net” ka publikuar sot (3 tetor) një artikull me titull “Gjermania thotë se Vuçiqit nuk mund t’i besohet”. Hibrid.info pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për mediat gjermane dhe jo qëndrim zyrtar të shtetit të Gjermanisë. Lajmi qartësohet në përmbajtje, më saktësisht […]

Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për vrasjen e një gazetari në Filadelfia

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar dje (2 tetor) artikullin me titull “E trishtë! Humb jetën gazetari, qëllohet për vdekje brenda banesës së tij (Emri)”. Hibrid.info pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se për gazetarin e cilit shtet bëhet fjalë, prandaj si i tillë, konsiderohet si titull përgjithësues. […]

Titulli nuk sqaron se ulja e çmimit të produkteve në markete dhe farmaci është nismë e Qeverisë së Italisë

Portali informativ “Kosova sot” ka publikuar dje (1 tetor) artikullin me titull “Nisma e qeverisë për zblutjen e inflacionit, ulje çmimesh në markete e farmaci”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull, dhe ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, pasi i njëjti nuk tregon se cili shtet ka marr një nismë të tillë. Lajmi […]

Imazhi i vitit 2019 që paraqet pjesëtarët e FSK-së, publikohet si aktual

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (1 tetor, e diel) në faqet e tyre zyrtare në Facebook një fotografi në të cilën shihen pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kësaj fotografie, këto portale i kanë vënë mbishkrimin “E diela e djemve tanë”, duke nënkuptuar imazhi paraqet ushtarët e FSK-së gjatë […]

Vazhdon të publikohet fotografia e snajperistit të ushtrisë gjermane, me pretendimin të paraqitet si pjesëtar i Policisë së Kosovës

Portalet informative “Kosovapost.net” dhe “Gazeta Mejdani” kanë vazhduar ta publikojnë në rrjetet sociale fotografinë e snajeperistit të ushtrisë gjermane me pretendimin se është i njësisë speciale të Kosovës, i cili ka marrë pjesë gjatë aksionit të armatosur ndaj sulmuesve serbë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Portali informativ “kosovapost” në faqen e tyre në […]

Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

Portali “Botasotere.com” përmes faqes së tij në Facebook “Bota Sot E Re” ka publikuar një postim përmes së cilit pretendon se Kosova në tetor do të furnizohet me pajisjet ushtarake nga Turqia “Boran 105mm”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info përmes makinave online të kërkimit, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në […]