[email protected]

Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

Mediumi online në gjuhën shqipe “gazetadita.al” ka publikuar dje (29 shtator) një artikull me titull: “FOTO: Në varrim me tre fotografi, por të vrarët në Banjskë ishin katër. Ja kush është dhe pse e fshehin të katërtin”. Gazeta në fjalë pretendon se janë vrarë katër sulmues serb gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 24 […]

Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë

Në disa media në gjuhën serbe, u publikua dje një pretendim i drejtorit të Zyrës për Kosovën Petar Petkoviq, sipas të cilit, në “mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë të trajnuar në kampe terroriste, dhe ishin urdhëruar të mos kthehen derisa të vrasin të gjithë serbët”. Petkoviq këtë […]

Eulex-i përgënjeshtron pretendimet e Vuçiqit dhe Petkoviqit se i është ndaluar të marrë pjesë në operacionet e Policisë së Kosovë

Në disa media në gjuhën serbe është publikuar dje (28 shtator) një pretendim i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, Petar Petkoviq, sipas të cilit, “misionit të EULEX-it nuk i është lejuar të marrë pjesë në operacionet hetimore në qytetin e Banjskës, sepse Prishtina dëshiron të fshehë faktin se serbët janë vrarë […]

Titulli nuk sqaron se ulja e çmimit të ushqimeve për 10% vlen për Italinë

Portali informativ “Kosova sot” ka publikuar dje (28 shtator) artikullin me titull “Duke nisur nga 1 tetori ulen çmimet e ushqimeve me 10%”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull, dhe ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron se cili shtet ka marr një vendim të tillë. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen […]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Bolivi

Portali informativ “Gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (27 shtator) artikullin me titull “TRONDITËSE! Një vajzë 12-vjeçare përdhunohet nga 11 burra: E rrëmbyen të miturën dhe…”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se në titulli është përgjithësues që nuk tregon vendndodhjen e ngjarjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet “Një ngjarje e […]

Pretendim i rremë se Kurti i ka vënë në shënjestër fëmijët serb

Mediumi në gjuhën serbe “Alo” ka publikuar një artikull sot (29 shtator) me pretendimin se Kurti i ka vendosur në shënjestër fëmijët serb në Kosovë. Ky pretendim bazohet në një incident që ndodhi në shkollën fillore “Braća Aksić”, në Lipjan ku ishte thyer njëri nga xhamat e shkollës. Ngjarja kishte ndodhur në mbrëmjen e së […]

Imazhi i vjetër ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës pranë flamurit të UÇK-së dhe atij kombëtar, paraqitet si aktual

Portali informativ “Mitropol.net” në faqen e tij zyrtare në Facebook “Mitropol Media” ka postuar dje (27 shtator) një fotografi me mbishkrimin “KRENARI: Forcat Speciale në veri të vendit në Shalë, pozojnë tek flamuri i UÇK-së”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia që paraqet disa pjesëtar të Policisë së Kosovës, […]

Daçiq pretendon rrejshëm se video e publikuar nga Sveçla ku shihet Radojçiq, nuk është e asaj dite

Në emisionin televiziv “Takovska 10” të titulluar “Banjska dhe pasojat” të transmetuar në televizionin publik serb “RTS” dje (26 shtator), ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka hedhur pretendimin se videoja ku shihet Milan Radojçiq brenda Manastirit në Banjskë, e cila është publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, “nuk ishte e […]

Ndërtesa e komunës së Sarajevës nuk u ndriçua me flamurin e Kosovës

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redžepi ka postuar sot (27 shtator) një fotografi që paraqet ndërtesën e komunës në Sarajevë, e cila është e ndriçuar me flamurin e Kosovës. Pas verifikimit të fakteve përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se fotografia është e edituar. Vegëza e postimit […]

Në titull nuk bëhet e ditur se është opinion, por paraqitet si paralajmërim

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (27 shtator) një artikull me titull “Pas sulmit të parë terrorist serb në Policinë e Kosovës lufta nuk ka mbaruar, formacione të reja terroriste po përgatiten për ofensivën e re të përforcuar”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen. Në […]