[email protected]

Vaksina AstraZeneca nuk përmban çip Bluetooth

Postimet që përmbajnë një video të një personi i cili pretendon se pas marrjes së vaksinës “AstraZeneca” po shfaqë aftësi të lidhjes “Bluetooth”, rezultojnë të jenë të rreme. Vaksina nuk përmban çfarëdolloj çipi me Bluetooth. Shembujt e videos: https://www.facebook.com/jeffery.montgomery.3914/videos/477065383558261 https://www.instagram.com/tv/CPEa3_3gGMF/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fe568b10-13c5-4898-9b13-37f29af23af8 Videoja tregon një burrë të paidentifikuar që flet me personin që regjistron videon. Burri flet […]

Pretendimi se vaksina anti-Covid është magnetike, është një farsë

Videot që shfaqin persona që ngjisin magnet aty ku pretendojnë se kanë marr vaksinën kundër-Covid, kanë arritur të grumbullojnë miliona shikime në platformat e mediave sociale si TikTok dhe Instagram. Postimi i këtyre videove është bërë virale, pas inicimit të sfidës të quajtur “sfida e magnetit” (#magnetchallenge). Ka të atillë që thonë se duhet të […]

Gëzim Sveçla, familjari i Xhelal Sveçlës, nuk është punësuar në MINT

Mediat në Kosovë kanë raportuar së fundmi për disa punësime me preferenca familjare në ministritë e Qeverisë së Kosovës. Në artikujt e publikuar në disa prej mediave, thuhet se në Qeverinë “Kurti 2”, po vazhdon punësimi i të afërmve të zyrtarëve të lartë institucionalë. Në mesin e të apostrofuarve është përfolur të jetë Gëzim Sveçla, […]

Konflikti Izraelo-Palestinez: Pretendimet false dhe mashtruese

Ndërsa konflikti Izrael-Palestinez është përshkallëzuar, postimet që përmbajnë pretendime mashtruese ose false janë shpërndarë gjerësisht në internet ditët e fundit. Seksioni për kontroll të fakteve në BBC, ka trajtuar shembuj të keqinformimit nga të dy palët që kanë provokuar debate të forta në mediat sociale. Video ku paraqiten raketa të lancuara, është nga Siria dhe […]

Pretendim i pabazë i Vuçiqit se “një fuqi e madhe do të kërkoj zyrtarisht të tërhiqen misioni i KFOR-it dhe i UNMIK-ut në Kosovë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar të enjten (13 maj) se “një fuqi e madhe do të kërkoj zyrtarisht të tërhiqen misioni i KFOR-it dhe i UNMIK-ut në Kosovë”. Mirëpo, ky pretendim i Vuçiqit është hedhur poshtë nga zyrtarë të NATO-s. Këtë deklaratë Vuçiq e bëri në një konferencë për gazetarë në Beograd, duke […]

Pretendimi i KOS-it se po bëhen sulme me motive fetare e etnike ndaj kishave ortodokse në Kosovë, i pa argumentueshëm

Përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), pretendojnë se grabitjet në kishat ortodokse në Kosovë, kanë motiv etnik dhe fetar, por pa u bazuar në asnjë argument apo fakt. Këto pretendime janë shprehur përmes një komunikate të shpërndarë në media nga KOS, në të cilën përveç tjerash thuhet: Vala e fundit e dhunës nuk është vetëm, […]

Disa postime në rrjete sociale po i deformojnë iniciativat e Bill Gates për të trajtuar varfërinë dhe sëmundjet në botë

Pretendimet që Bill Gates ka zgjedhur të “rrisë të ardhurat e tij” me “projekte të mbrapshta” që përfshijnë “bllokimin e diellit” dhe “prodhimin e vaksinave toksike” në vend që t’i jepet fund varfërisë dhe përmirësimit të mjedisit, janë mashtruese. Një meme që përfshin këto pretendime, është shpërndarë qindra herë në Facebook dhe përfshin një imazh […]

Pretendimi i Berishës se “Kroacia, Austria dhe Sllovenia ofrohen garant për lirim me kusht të arrestuarve në Hagë”, i pa bazuar në fakte

Artikulli me pretendimin se shtetet si “Kroacia, Sllovenia dhe Austria ofrohen garant të lirimit me kusht e të arrestuarve në Hagë”, del të jetë i pavërtetë dhe jo i konfirmuar. Ky pretendim është publikuar më 2 maj nga mediat e Kosovës, është i bazuar nga një status i postuar nga sh-komandanti i UÇK-së në Zonën […]

Pretendohet rrejshëm se “Mbretëria e Bashkuar qëndron prapa rritjes së numrave me COVID-19 në Indi”

Krahasime mashtruese janë bërë për ndërlidhje mes shpërthimeve të COVID-19 në Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar me pretendimin se kjo është një një plan i qeverisë britanike për të trembur qytetarët. Krahasimet janë bërë në përmes një grafike të postuar në Facebook, e cila është shpërndarë qindra herë. Në këtë postim shkruhet: “Në 14 muajt […]