[email protected]

Shpërndarje e orkestruar e dezinformatave nga Kina dhe Rusia, për të përqarë Perëndimin

Shërbimi i BE-së për veprim të Jashtëm “European External Action Service” (EEAS), ka publikuar raportin e fundit, në të cilin është paraqitur një vlerësim lidhur me keqinformimin për vaksinat “COVID-19”. Raporti i titullar “Vlerësim i shkurtër i narrativave dhe dezinformimit rreth pandemisë COVID-19”, i publikuar më 28 prill, përshkruan se si mediat ruse dhe kineze […]

Pretendimi se “non-paper” për dialogun është përgatitur nga Franca dhe Gjermania, mohohet nga këta të fundit

Mediumi kosovar “koha.net” ka publikuar një dokument të quajtur si “non-paper”, i cili parasheh një skenar dhe epilog të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në artikullin e publikuar dje në mbrëmje (26 prill) nga “koha.net” me titull “Ekskluzive, Kosova dhe Serbia do t’ia njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës” është paraqitur dokumenti i përfolur, autenticiteti […]

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës: Lajmet e rreme të publikuara nga mediat ruse

Rusia ka hedhur poshtë akuzat për një veprimtari ushtarake pranë kufirit me Ukrainën – një pamje e përforcuar nga një kanal televiziv shtetëror, i cili ka transmetuar pamje mashtruese në lidhje me tanket dhe avionët amerikanë. Seksioni i kontrollit të fakteve të BBC-së, ka kontrolluar pretendimet e dala nga njëri prej emisioneve më të njohura […]

Mediat dhe Konjufca nuk e argumentojnë kohën e publikimit të fotografisë

Disa portale informative kosovare kanë publikuar dje (18 prill) një artikull me një fotografi që pretendojnë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thyer masat anti-Covid, pasi ka darkuar me militantët e Lëvizjes Vetëvendosje. Konjufca përmes profilit të tij në Facebook e ka demantuar menjëherë këtë lajm duke e quajtur atë të rremë, […]

Mediumi serb Alo.rs, pretendon pa fakte se në Kosovë ka rritje të “grupeve xhihadiste”

Një artikull i botuar në portalin informues serb “Alo.rs” (8 prill), pretendon pa fakte se “organizatat ndërkombëtare po paralajmërojnë rritjen e ekstremizmit në Kosovë dhe të atyre që përkrahin këtë ide”. Ky artikull me titull “Xhihaditstët e rrezikshëm kërcënojnë popullin tonë (serbët) në Kosovë! Shqiptarët sulmojnë Serbët”, pretendimin e bazon në një sulm që supozohet […]

Pretendimet e mediave dhe zyrtarëve serbë për bazën e FSK-së, të paqëndrueshme

Disa media serbe kanë publikuar një sërë artikuj me temë – ndërtimi i bazës ushtarake në Mitrovicë. Në pothuajse të gjithë artikujt që trajtojnë këtë temë, janë marr deklarata të zyrtarëve serbë, të cilët kanë trilluar skenarë, për siç pretendojnë, rrezikun që i kanoset komunitetit serb në veri, nga ndërtimi i kësaj baze. Udhëheqësi i […]