[email protected]

Rishikimi i javës: Clickbait artikull për mendimin e të rinjve për t’u larguar nga Kosova, dezinformatë për marrëveshjen Kosovë-Serbi, manipulim i fakteve se forcat serbe e “gllabëruan” kufirin me Kosovën

Clickbait artikujt dhe dezinformatat janë ato që kanë mbizotëruar gjatë javës së kaluar në ekosistemin keqinformues në përmbajtjet e publikuara në media reale, media sociale dhe portale të dyshimta. Artikujt clickbait janë publikuar në portale informative, ndërlidhur me largimin e njërit nga avokatët të Rexhep Selimit në rastin gjyqësor në Hagë; për lirimin nga detyra e […]

Përmes fotografive të fëmijëve rusë që paraqiten rrejshëm si shqiptarë, kërkohet ndihmë financiare për shërim

Llogaria me emrin “Rena Capo” ka postuar një shkrim në hapësirën e vet në Facebook, ku pretendohet se autori/ja e publikimit është nëna e një foshnje 5 muajsh të sëmurë, e cila ka nevojë për operim. Të njëjtin shkrim e ka publikuar me datë 19 janar edhe në grupin publik në Facebook me emër “Shqiptaret […]

Pretendohet pa fakte se SHBA dhe BE kanë shprehur vendosmëri për sanksione të reja ndaj Kosovës

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar dje (22 shkurt) një artikull me titull “Kjo është çmenduri/ SHBA-BE të vendosura për sanksione të reja”. Ndonëse në titull nuk sqarohet se për cilin vend bëhet fjalë, në bazë të fotografisë se bashkangjitur artikullit, kuptohet se bëhet fjalë për sanksione të reja të mundshme për Kosovën, nga SHBA dhe […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se zjarri ka kapluar një ndërtesë në qytetin spanjoll, Valencia

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Sot.com.al” ka publikuar dje (22 shkurt) një artikull me titull “E frikshme/ Shpërthen në flakë ndërtesa 14-katëshe, dyshohet se…(Video)”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Ndërsa lajmi qartësohet në […]

Në titull nuk sqarohet se hulumtimi është bërë vetëm për tri komuna të Kosovës

Portali informativ në gjuhën shqipe “Demokracia.com” ka publikuar një artikull me titull “INDEP: Rreth 70% e të rinjve kanë menduar ta lëshojnë Kosovën”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk e jep informacionin e plotë, pasi nuk sqaron se hulumtimi etnografik është bërë […]

Titulli nuk korrespondon me përmbajtën dhe asnjëherë nuk përmenden miliardat për “sistem antiraketor”

Televizioni “Top Channel” në kanalin zyrtar në Youtube ka publikuar emisionin “Breaking me Fiori Dardha”, në titullin e së cilit shkruan “Forcat Serbe ‘GLLABËROJNË’ kufirin me Kosovën! Nisin tensionet? Miliarda euro për sistem antiraketor”. Në këtë emision ishte i ftuar avokati Tomë Gashi, i cili foli rreth çështjes së dinarit serb në Kosovë, si dhe […]

Titulli nuk e bën të qartë se Veliji është liruar nga detyra e zëvendësministrit me kërkesën e tij

Portalet informative “veriu.info” dhe “vushtrriaonline.net” kanë publikuar sot (22 shkurt) një artikull me titull “Kryeministri Kurti vazhdon me shkarkime, kësaj radhe një zëvendësministër (Dokument)”. Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është vërtetuar se Almir Veliji është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, më vendim të kryeministrit Albin Kurtit, sipas […]

Përmes titullit pretendohet rrejshëm se Kurti ka deklaruar që marrëveshja me Serbinë do të firmoset më 27 shkurt

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar dje (20 shkurt) një artikull me titullin “Firmoset më 27 shkurt/ Kurti për marrëveshjen me Serbinë”. Hibrid.info ka verifikuar faktet se në bazë të këtij titulli, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar se marrëveshja me Serbinë do të nënshkruhet me 27 shkurt. Në përmbajtje të këtij artikulli kuptohet se […]

Albin Kurti nuk ka thënë “unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA-të” për vendimin e BQK-së për dinarin serb

Portalet informative “GazetaTema.net” dhe “Ntv.al” kanë publikuar një artikull (19, 20 shkurt) lidhur me një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në titullin e këtyre portaleve pretendohet se kryeministri Kurti ka thënë “Unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA”, ndërsa në përmbajtje të artikullit […]

Pretendohet rrejshëm se dje kanë ndodhur tri shpërthime të fuqishme në Veri

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “xnews7.com” ka publikuar dje (20 shkurt) një artikull me titull “LAJM I FUNDIT: Tri shpërthime të fuqishme në Veri”. Në përmbajtje të artikullit thuhet granatat e dorës dyshohet se janë gjuajtur tek Qendra për kontrollin e veturave dhe Car Lazari, në Mitrovicë të Veriut. Pas verifikimit të […]

Translate »