[email protected]

Siguria, si fushë e dezinformimit

Kur është në pyetje siguria e qytetarëve, dezinformatat kalojnë lehtë. Siguria është një prej atyre nevojave bazë të secilit individ, dhe kur e ndjejmë se kjo siguri po na kërcënohet, pa marrë parasysh sa mendje kritike mund të kemi, frikësohemi.  Pra, kjo ndikon që të rritet frika e të ulet gjykimi kritik. Çështjet e sigurisë […]

Pamjet e stërvitjeve ushtarake të forcave të Azerbajxhanit, paraqiten si momente të ushtrimeve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës

Një llogari në TikTok, që mban emrin “mtrks25”, ka publikuar një video-material në të cilin shfaqen pamje nga stërvitjet ushtarake. Mbishkrimi në video pretendon se pamjet shfaqin momente të ushtrimeve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, siç thuhet para një sulmi të mundshëm terrorist. Hibrid.info ka verifikuar materialin dhe ka vërtetuar se pamjet janë […]

Albin Kurti i bashkohet listës së zyrtarëve publikë që nuk mbajtën premtimin rreth përfundimit të autostradës Prishtinë – Gjilan

Shkroi: Etrit Rexhepi Ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan kishte nisur në vitin 2018. Tashmë kur kemi hyrë në vitin 2024, e punimet në këtë projekt ende nuk kanë përfunduar. Hapjen e kësaj autostrade brenda vitit të kaluar, e kishte premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Hibrid.info ka hulumtuar rrjedhën e zhvillimit të këtij projekti, […]

Aksidenti ndërmjet veturës dhe kamionit nuk ka ndodhur në Kosovë

Një faqe në Facebook që mban emrin “Shneta” ka publikuar dje (5 janar) një video-material në të cilën paraqiten pamje të një aksidenti ndërmjet një veture dhe një kamioni. Këtij video-materiali i është vënë mbishkrimi “Aksident live, në një autostradë të Kosovës”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë fakt […]

Lajmi për mungesën e fuqisë punëtore në Zvicër, është i vjetër

Portali “kercova.net” me datë 31 dhjetor ka publikuar në faqen e tij në Facebook një artikull me titull “Zvicër, ky sektor ka mungesë të punëtorëve..!”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, pasi që në përmbajtje të artikullit, shfaqet data 6 janar 2023. Vegëza e artikullit të […]

Pretendim i pa bazë se shërbimi sekret britanik ka njoftuar për luftë në Kosovë dhe Bosnjë më 18 janar

Një llogari në TikTok që mban emrin “sherbimisekret1945” ka publikuar një video-material në TikTok me anë të së cilës, pretendohet se do të ketë luftë në Kosovë dhe në Bosnjë. Sipas po të njëjtit pretendim, në videon në fjalë përmendet data e 18 janarit kur pritet të ndodhë një gjë e tillë, duke iu referuar […]

Publikohet lajm i vjetër dhe i pa konfirmuar se kryeministri slloven ka dërguar në BE dokument për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Llogaria në TikTok që mban emrin “mulitini” ka publikuar një video-material (5 dhjetor), me mbishkrimin ku pretendohet se një kryeministër ka dorëzuar një dokument në Bruksel për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Po ashtu edhe fillimi i audios së bashkangjitur video-materialit nis me fjalinë “Urime shqiptarë! Kryeministri i vendit të BE-së dorëzon dokumentin në Bruksel […]

Kopertina e revistës “Time” me imazhin e Benjamin Netanyahut, është e rreme

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një imazh ku pretendohet të jetë kopertina e revistës amerikane “Time”, dhe portreti i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, me mbishkrimin “Killer of the Year” (vrasësi i vitit). Por pas verifikimit të fakteve, të kryer nga hibrid.info nuk është gjetur asnjë provë që vërteton se kjo revistë ka publikuar […]

Translate »