[email protected]

Pretendime të pabaza se perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë

Mediumi serb “Alo.rs!” dje (02 shtator)  ka publikuar një artikull me titull  “ALO! ZBULON: PARALAJMËRIMI DRAMATIK I UDHËHEQËSVE ISLAMË DHE ORTODOKSË Perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë!”, në të cilën pretendohet pa fakte se perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë duke u diskriminuar komuniteti serb. Artikulli i referohet konferencës ndërkombëtare “Dialogu ndërfetar si […]

Publikohet lajm i vjetër për ofrimin e mbështetjes financiare për familjet në Gjermani

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” dje (2 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Ndahen ndihmë nga 300 Euro për secilën familja që ka 2 ose më shumë fëmijë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se lajmi është i vjetër (qershor 2020), atëkohë kur Gjermania kishte publikuar […]

Në titull nuk sqarohet se cili shtet do të ndajë nga 300 euro për çdo qytetar

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “specialja.com” dje (1 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Ndihmë finanсiare nga 300 euro рër çdo qуtetar”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, duke mos e bërë të qartë se autoritetet e cilit vend kanë marrë një vendim të tillë. Detajet […]

E përditshmja serbe “Politika” interpreton rrejshëm se Kurti kërcënon me gjobë serbët për mos ndërrimin e targave

E përditshmja serbe “Politika” në ueb faqen e saj zyrtare “Politika.rs” sot (2 shtator) ka publikuar një artikull në të cilin hedhet pretendimi dezinformues se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërcënuar serbët me 5000 euro gjobë. Artikulli i referohet një video-postimi në Facebook të Kurtit në lidhje me konvertimin e targave të veturave të […]

Pretendohet rrejshëm se Biden ka thënë se “nuk u përkul para flamurit serb sepse ata vranë shqiptarë në Kosovë”

Portali i dyshimtë “news426media.com” dje (1 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Joe Biden: Unë nuk përkulem para flamurit Serb sepse ata v’ranë shqiptarë në Kosovë! (Video)”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli përmban titull të sajuar, ndërsa portali “neës426media.com” ka ndërhyrë edhe në lajmin origjinal duke e […]

Publikohet shpallje e rreme për shitje të veturës me çmim të ulët

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” me titull “Urgjentë: Shitet Mercedes E Classe, Çmimi 2450 euro – Ika per Gjermani…”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se ky artikull është i sajuar, pasi i njëjti duket se është publikuar vetëm për të grumbulluar klikime përmes rrjeteve sociale. Pas hulumtimit të bërë […]