[email protected]

Kujdes nga produkti që shitet online si 100% natyral me emërtimin “mjaltë për potencë”

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë hedhur në shitje një produkt me mbishkrimin “MJALTË PËR POTENCË”, duke pretenduar se i njëjti është produkt 100% natyral. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se produkti në fjalë i quajtur “Themra Epimedyumlu Bitkisel Karisimli Macun”, nuk është 100% natyral dhe […]

Raportohet gabimisht se Bekim Kupina është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Portalet informative me përmbajtje në gjuhën shqipe “arbresh.info” dhe “infosot.com” kanë publikuar dje (14 mars) një artikull me titull “LDK humb shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Bekim Kupina zgjidhet kryesues”. Por, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, pasi që kryesues i […]

Artikuj me tituj përgjithësues për kronikën e zezë, që nuk sqarojnë vendndodhjen e ngjarjeve

Portalet informative në gjuhën shqipe “botasot.info” dhe “sot.com.al”, gjatë ditëve të fundit kanë publikuar artikuj me tituj përgjithësues për fushën e kronikës së zezë, që kanë ndodhur në shtetet e tjera. Gjatë monitorimit ditor, hibrid.info ka arritur t’i grumbullojë disa artikuj me strukturë të tillë, pra me tituj përgjithësues në këta artikuj, si dhe fotografi […]

Pretendim i rremë se bashkëshortja e Gabriel Escobar ka marrë 3.4 milionë dollarë nga Serbia

Një llogari në Facebook e cila ka rreth 5 mijë e 600 ndjekës, me emrin “Lule Gjeli”, ka publikuar dje (12 mars) një imazh të Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike si dhe Përfaqësuesit Special të SHBA-së, në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Imazhi përmban mbishkrimin “Gruaja e tij mori 3.4 milione dollare nga […]

Faqja e dyshimtë në Facebook vazhdon të publikojë vlerësime të klientëve të një institucioni mikrofinanciar, duke i paraqitur rrejshëm si të sajat

Faqja e dyshimtë në Facebook që mban emrin “Kredi Personale” ka publikuar dje me datë 12 mars një imazh të cilin e paraqet si vlerësim nga një klient, i cili sipas kësaj faqe është ndarë i kënaqur me procedurat për marrjen e një kredie. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se […]