[email protected]

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk ka fakte për të pretenduar se mbishkrimi UÇK është bërë si kërcënim për dëbim të serbëve

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (6 gusht) artikuj në lidhje me mbishkrimin “UÇK” në objektin shëndetësor në fshatin Suhodoll afër Mitrovicës së Veriut. Artikulli është i bazuar në një reagim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila rastin e interpreton si një provokim dhe presion tjetër dhe për, siç thonë […]

Titulli nuk sqaron se cili vend dëshiron të vendosë ligjin mbi ushqimet e pashitura

Portali informativ “gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (06 korrik) artikullin me titull “Nisma e re: Supermarketet do detyrohen me ligj të dhurojnë ushqimet e pashitura”. Me verifikimin e fakteve të kryer nga hibrid.info, vërtetohet se titulli nuk e qartëson se për cilin vend vlen nisma e re e paralajmëruar për markete, çka e bën atë titull […]

Defekti në veturë i ndodhi kryeministrit malazez, e jo atij shqiptar

Portali informativ në gjuhën shqipe “Sot.com.al” kanë publikuar me datë 5 gusht një artikull me titull “Defekt i qëllimshëm? Shpëton për “fije të perit” kryeministri shqiptar, makinës nuk i funksionuan…”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, pasi në përmbajtje qartësohet se bëhet fjalë për një […]

Pretendim i pabazë i Vuçeviqit për “agjendë për spastrimin etnik të serbëve nga ana e regjimit të Kurtit”

Mediumi në gjuhën serbe “Happytv.rs” (i afërt me pushtetin në Serbi – shih këtu, këtu dhe këtu) ka publikuar një artikull dje (3 gusht) me deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili pretendon se, siç është shprehur, regjimi i Kurtit vazhdon me agjendën për spastrimin etnik të Kosovës nga serbët. Vuçeviq […]

Pretendohet pa fakte se deputetja britanike Kearns udhëzohet nga MI6 për ta mbrojtur Kosovën

Janë publikuar pretendime se kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns merr urdhra nga shërbimi sekret britanik MI6. Hibrid.info ka gjetur këtë pretendim të publikuar në mediumin serb “Happy TV”, për të cilin ka dyshime për afërsi me partitë politike qeverisëse në Serbi (shih këtu, këtu dhe […]

Ri-publikohet pretendimi i rremë për luftë të mundshme në Kosovë

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” ka publikuar dje (3 gusht) një video-material me mbi shkrimin ku pretendohet për një luftë së shpejti në Kosovë. Llogaria në fjalë pretendimin nuk e ka të mbështetur në asnjë bazë dhe fakt. Megjithatë, hibrid.info ka hulumtuar edhe në burime tjera për të arritur tek dëshmitë që vërtetojnë pretendimin […]

Video nuk paraqet ministrin e financave në Niger duke qarë pas ultimatumit nga udhëheqësit e grusht shtetit

Faqja në Facebook “Investiguesi Shkrimor” ka publikuar me 2 gusht një video material me pretendimin se në pamje shfaqet ministri i Financave në Niger me lot në sy, me pretendimin se drejtuesit e grushtit të shtetit kanë dhënë atij ultimatum 48 orë që ai të sjell mallrat e vjedhura ose  përndryshe do të ekzekutohet. Kontrolluesit […]

Raportohet gabimisht se në audio-incizim u tha se mungojnë 9 mijë ton grurë nga rezervat shtetërore

Televizioni “Klan Kosova” ka publikuar dje (   2 gusht) në kanalin e saj në Youtube, një kronikë me titull “Afera e rezervave – MINT-i “zhduk” 9 mijë tonë grurë”. Kronika e televizionit në fjalë, ka të bëjë me audio-incizimin e publikuara nga mediumi “Nacionale”, ku dëgjohen teksa flasin zyrtarë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe […]

Personi që shfaqet në video teksa ushtrohet dhunë ndaj tij, nuk është shqiptar

Një llogari në TikTok me emrin “ilmih67” ka publikuar një video-material me mbi shkrimin “Policia serbe malltretojnë shqiptarët”. Në video material shihet një person i veshur me rroba të policisë teksa ushtron dhunë fizike ndaj një personi tjetër me rroba civile. Hibrid.info ka verifikuar dhe vërtetuar se videoja tregon një oficer të policisë në Serbi, […]