[email protected]

Publikohen lojëra shpërblyese të rreme duke përdorur logon dhe emrin e kompanisë “Big Market”

Faqja në Facebook me emrin “𝐁𝐢𝐠 𝐌𝐚𝐫𝐤𝐞𝐭-𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚,” që numëron vetëm 61 ndjekës, publikon lojëra shpërblyese të rreme me pretendimin se fituesit do të shpërblehen me vetura. Kjo faqe, në seksionin “About” nuk ka asnjë informacion, adresë apo kontakt, gjë që e bën edhe më të dyshimtë veprimtarinë e saj. (shih këtu) Pas hulumtimit të kryer […]

Titujt nuk sqarojnë se në plazhin e cilit vend është gjetur trupi i pajetë i një foshnje

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (11 korrik) një artikull me titull “Gjendet trupi i një foshnje të pajetë në plazh”. Pas verifikimit të fakteve është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron vendndodhjen e ngjarjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në Roda […]

Pretendim i rremë për ardhjen e 600 pjesëtarëve të “Wagner” gjatë korrikut në Kosovë

Llogaria me emër “kijameti2024” ka publikuar dje (11 korrik) një video-material ku pretendohet për hyrjen e 600 pjesëtarëve të grupit mercenar rus “Wagner” në Kosovë, në fillim të korrikut. Hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi i publikuar është i pabazuar. Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “kijameti2024”: Hibrid.info kishte publikuar më herët një […]

Kosova pajtohet të zvogëlojë praninë policore për 25%, e jo në 25%, në dhe rreth ndërtesave komunale në veri

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar artikuj rreth pajtueshmërisë së Qeverisë së Kosovës, me planin e Bashkimit Europian për deeskalim të situatës në veri, të publikuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Përkundër faktit që Bislimi në postimin e bërë në Facebook ka bërë të ditur qartë se në çfarë mase do të tërhiqen njësitë policore […]

Publikohet teori konspirative se “shqiptarët janë të rrezikuar nga një çip që do të lidhet me satelitët Albania 1 dhe 2”

Mediumi informativ “Euronews Albania” ka publikuar një artikull në të cilin pretendohet se shqiptarët janë të rrezikuar nga një çip që do të lidhet me dy satelitët Albania 1 dhe 2, të cilët u lëshuan në hapësirë, në fillim të këtij viti në Shqipëri. Pretendimi është ndërtuar bazuar në deklaratat dhënë në një intervistë, në […]

“Menaxhimi digjital i radhëve” paraqitet si nismë e re nga Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës në faqen e saj zyrtare në Facebook, me datë 6 korrik kishte njoftuar për fillimin e  menaxhimit digjital të radhëve në Qendrën për Shërbim me Qytetarë. Megjithatë, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se këtë shërbim komuna e Prishtinës e kishte ofruar për qytetarë vite më parë. Në […]

Titujt nuk sqarojnë se cili shtet planifikon ndalimin e konsumimit të duhanit në makina

Disa media online në gjuhën shqipe me datë 7 dhe 8 korrik kanë publikuar një artikull me titull “Gati ligji, ndalohet çdo lloj cigareje në makinë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se këta artikuj përmbajnë tituj përgjithësues që nuk sqarojnë se cili shtet planifikon të fus në fuqi një ligj […]