[email protected]

Zakharova pretendon pa fakte se “Perëndimi po provokon shpërthimin e një revolucioni në Serbi me nxitjen e ekstremistëve nga Prishtina”

Mediumi rus “Russia Today Balkan (RT Balkan)” shërbimin në gjuhën serbe ka publikuar një artikull me pretendimin se Perëndimi po provokon shpërthimin e një revolucioni në Serbi me nxitjen e ekstremistëve nga Prishtina. Pretendimi bazohet në një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila pretendon se “faktorë […]

Escobar nuk i ka dhënë ultimatum zyrtar Kurtit

Në disa media në gjuhën shqipe u publikuan artikuj me pretendimin se zëvendës-sekretari i SHBA-së, Gabriel Escobar i ka dhënë ultimatum dy-ditor kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Diku u raportua se ky ultimatum u përmend nga burime, pjesëmarrës brenda takimit që emisarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjegjësisht Bashkimit Evropian (BE), Gabriel Escobar […]

Pretendim i pasaktë se bima Sempervivum tectorum “mund t’ju shpëtojë nga të gjitha sëmundjet”

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (8 qershor) një artikull me titull “Kjo bimë mund t’ju shpëtojë nga të gjitha sëmundjet e mundshme”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli, nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje të artikullit pretendohet se bima e quajtur “Sempervivum tectorum” përdoret si ilaç […]

Faqja me pronësi të dyshimtë vazhdon të publikojë kampanja të rreme për kredi

Faqja në Facebook me emrin “Kredi personale” ka publikuar postime me pretendim të rremë t’i paraqesë ato si kampanja online për kredi-marrje. Në seksionin “about” paraqitet një adresë në Paris në të cilën, krijuesi i kësaj faqe pretendon se gjendet selia e kësaj veprimtarie të dyshimtë, dhe vendet në të cilat supozohet që operon në […]

Titull përgjithësues që nuk qartëson vendndodhjen e ngjarjes

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (6 qershor) një artikull me titull “18-vjeçari humb jetën në një aksident”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk qartëson se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje. Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “18-vjeçari, i cili ishte […]

Vazhdon të publikohet në TikTok pretendimi i rremë për ekzistencën e një pandemie të re

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” po vazhdon të publikojë video-materiale ku pretendohet për ekzistencën e një virusi të ri. Video-materiali i publikuar sot (7 qershor) mban mbishkrimin që paralajmëron fundin e botës në vitin 2024 dhe se virusi që sipas pretendimit cilësohet edhe si pandemi, ka shpërthyer në Kinë dhe SHBA, duke marrë jetën […]

Nuk është marrë ndonjë vendim për pagesat shtesë të policëve

Sot (6 qershor) është publikuar një artikull nga mediumi online “kosova-sot.info”, me titull “Lajm i mirë për policët e Kosovës, vendimi për pagesën e shtesave”. Përmbajtja e artikullit ka të bëjë me deklarata nga Gazmend Hoxha, drejtor i Policisë së Kosovës, i cili sot raportoi para anëtarëve të Komisionit për çështje të sigurisë, në Kuvendin […]

Pretendimi se Policia ka tentuar t’i shkel protestuesit serb ne Zveçan, i pabazë

Disa mediume në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull sot (6 qershor) me pretendimin se njësitë speciale të Policisë së Kosovës (PK) kanë provokuar protestuesit në Zveçan, duke tentuar t’i shkelin. Artikulli mbanë titullin “PROVOKIM I RI NGA FORCAT SPECIALE TERRORISTE TË KURTIT! Shqiptarët deshën t’i shkelin serbët në Zveçan”. Pas verifikimi të fakteve është […]