[email protected]

Ambasadori gjerman nuk ka thënë se këtë vit do të liberalizohen vizat për Kosovën

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (23 shtator) një artikull me titull “Ambasadori gjerman: Liberalizimi i vizave për Kosovën këtë vit!”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim. Në përmbajtje të artikullit gjendet pjesë nga intervista e ambasadorit gjerman në Kosovë, Joern Rohde, […]

Pretendime dezinformuese të deputetit Abrashi për mobilizim të serbëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Artan Abrashi, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një dokument në gjuhën serbe, që mban vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi dhe të ashtuquajturës Sindikatë e Punëtorëve të Policisë, dhe ka shtuar se shteti serb është duke u mobilizuar pas atij të Rusisë. (këtu) Pretendimet […]

Përmes titullit dhe fotografisë pretendohet të paraqitet se ulja e çmimit të energjisë elektrike ka të bëjë me Kosovën

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truepostnew.com” ka publikuar më 22 shtator një artikull me titull “Vjen lajmi fantastik për qytetarët, Do të ulet cmimi i energjisë nga data e..”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk qartëson se cili shtet […]

Pretendohet pa fakte se “i sëmuri pret” përderisa autoambulanca përdoret për të blerë hamburger

Disa portale në Kosovë kanë publikuar sot (23 shtator) një artikull me titull “’I sëmuri pret’, makina e ndihmës së shpejtë shkon për të blerë hamburger’”. Artikulli është krijuar duke u bazuar vetëm në një fotografi ku shihet një autoambulancë afër një pike të rrjetit të restoranteve “Burger King”. Portalet që kanë publikuar këtë artikull, […]

Personi që është ankuar në Polici se është ngacmuar për tre vjet, nuk është i gjinisë femërore

Disa portale informative kanë publikuar dje (22 shtator) një artikull me titull “Një vajzë ankohet në Polici: Për tri vjet jam duke u ngacmuar dhe shqetësuar nga një person”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli dhe një pjesë e përmbajtjes është e shkruar gabim. Kjo për faktin se ky […]

Pretendohet gabimisht se Dagestani është pjesë e Çeçenisë

Në disa media në gjuhën shqipe u raportua gabimisht në lidhje me origjinën e mundësit, Zelim Abakarov, i cili e përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin botëror të mundjes. Mundësi, Zelimkhan Abakarov, i cili kishte vendosur ta përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, e që u shpall kampion bote, në intervistën e dhënë për mediumin ne gjuhën shqipe […]

Komisioni Evropian nuk ka përmendur ndonjë muaj për heqjen e vizave për Kosovën

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (21 shtator) një artikull me titull “Komisioni Europian: Vizat për Kosovën të hiqen më së largu deri në këtë muaj”. Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje nuk përmendet ndonjë muaj, siç pretendohet në titullin e këtij artikulli. […]

Nuk ka rritje të çmimit të bukës

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “todaynews80.com” ka publikuar sot (22 shtator) një artikull me titull “Rritet cmimi i bukës”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet artikulli i publikuar nga portali informativ […]