[email protected]

Pretendimi i KOS-it se po bëhen sulme me motive fetare e etnike ndaj kishave ortodokse në Kosovë, i pa argumentueshëm

Përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), pretendojnë se grabitjet në kishat ortodokse në Kosovë, kanë motiv etnik dhe fetar, por pa u bazuar në asnjë argument apo fakt. Këto pretendime janë shprehur përmes një komunikate të shpërndarë në media nga KOS, në të cilën përveç tjerash thuhet: Vala e fundit e dhunës nuk është vetëm, […]

AAK nuk merr vendim për Albena Reshitajn

Disa media online kanë publikuar një artikull me titull “Qëndroi në sallë kur u votua Vjosa Osmani si presidente, AAK merr vendim për Albena Reshitajn”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli nuk korrespondon me përmbajtjen, pasi në tekst nuk ka asnjë vendim që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka […]

Pretendimi se “non-paper” për dialogun është përgatitur nga Franca dhe Gjermania, mohohet nga këta të fundit

Mediumi kosovar “koha.net” ka publikuar një dokument të quajtur si “non-paper”, i cili parasheh një skenar dhe epilog të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në artikullin e publikuar dje në mbrëmje (26 prill) nga “koha.net” me titull “Ekskluzive, Kosova dhe Serbia do t’ia njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës” është paraqitur dokumenti i përfolur, autenticiteti […]

Titull gabim: Dënimi ndaj Drenorit nuk është 1.600 por 2.600 euro

Portalet “reporteri.net” dhe “rtklive.com” kanë publikuar artikullin me titull “Gjykata dënon Drenorin për shpifje ndaj Lladrovcit, 1600 euro gjobë dhe detyrohet ta fshijë postimin nga Facebook”. Nga kontrollit i fakteve rezulton se titulli i këtij artikulli është shkruar gabimisht. Në fakt, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, ka marrë vendimin që të aprovojë kërkesëpadinë […]

Drecun pretendon pa fakte se Kurti po synon përçarjen e serbëve të Kosovës

Milovan Drecun ka pretenduar se Albin Kurti po synon t’i përçajë përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Drecun i cili udhëheqë me Komisionin për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, në prononcim për agjencinë e lajmeve “Sputnik” në versionin serbisht, ka pretenduar se fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, do të tentojë që t’i përfshijë […]

LDK nuk i ka bërë VV-së ofertë për koalicion

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Vjen oferta nga LDK-ja për koalicion me VV-në: Lutfi Haziri president, Vjosa Osmani në këtë post”. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që titulli i artikullit nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në tekst është vetëm një propozim nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Adnan […]

Nuk u paralajmërua ashpërsim i masave

Portali “gazetablic.com” ka publikuar një artikull me titull “Qeveria pritet të marrë vendim të ri: Paralajmërohet ashpërsim i masave për shkak të rritjes së rasteve me Covid- 19”. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull tendencion dhe nuk përputhet me deklaratën e bërë nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Zemaj […]

Ish-gjenerali serb pretendon se UÇK është krijuar nga perëndimorët, pa u bazuar në fakte

Ish-gjenerali serb, Vladimir Lazareviq në një intervistë për portalin në gjuhën serbe, “Kosovo-online.com” ka pretenduar se ndërkombëtarët kanë krijuar UÇK-në, dhe se sipas tij, Gjykata Speciale nuk do të dënojë asnjë shqiptar për krime të rënda. Këto pretendime Lazareviq i ka bërë duke mos u bazuar në asnjë fakt, por vetëm sipas bindjeve të tija. […]