[email protected]

Petkoviq pretendon pa fakte se Rashiq e Trajkoviq po përdoren nga Kurti për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Drejtori i “Zyrës për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se dy politikanët serbë në Kosovë, Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq po i ndihmojnë liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit që të marrë hapa drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe. Petkoviq e ka quajtur Rashiqin si “Kali i Trojës” i Albin Kurtit, i […]

Policia nuk ka ndërmarr aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Disa portale përmes disa artikujve të publikuar sot, kanë aluduar se Njësia Speciale ka zhvilluar një aksion te Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKS). Pas këtyre raportimeve, ka ardhur edhe reagimi nga AKS, përmes së cilit kanë demantuar lajmin rreth aksionit të Njësisë Speciale në këtë institucion. Vegëzat e artikujve të publikuar në disa portale: https://indeksonline.net/njesia-speciale-aksion-me-mengjes-te-agjencia-kadastrale-e-kosoves-6/ […]

Rakiq kundërpërgjigjet me “spin” ndaj Kurtit, Trajkoviqit dhe Rashiqit

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug” ka publikuar dje (23 shkurt) një artikull me titull “Rakiq: Presioni do të vazhdojë, sulmi u organizua nga Kurti”. Në këtë lajm është publikuar pretendimi i kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe aktivisten politikë serbë të Kosovës, Rada […]

Kandidatura apo pretendime për kryetar të LDK-së?

Disa media online kanë publikuar një artikull me titull “Melihate Tërmkolli kandidate për kryetare të LDK-së”. Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtje, për arsye se anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli, nuk ka thënë qartë se është kandidate për kryetare. Në përmbajtje të artikullit është publikuar një prononcim i Tërmkollit […]

Pretendimet e konspiracionistit Alfred Cako për dëmet nga vaksinat, të paqëndrueshme

Dilemat e ngritur rreth ndikimit të vaksinave anti-Covid, të mbështetura nga teoritë konspirative, po rriten edhe tek audienca shqipfolëse. Ndër kontribuuesit më të mëdhenj të nxitjes së këtyre teorive konspirative tek audienca shqipfolëse, është opinionisti nga Shqipëria i njohur për shpërndarje të këtyre teorive, Alfred Cako. Ai me pretendimet e tija të pabazuara të publikuara […]

Mediat shpërndajnë parashikime të pabazuara rreth të ardhmes së COVID-19 dhe viruseve tjera

Mediat në Kosovë kanë publikuar dhe shpërndarë një teori konspirative rreth të ardhmes së virusit gjatë këtij viti. Këtë teori konspirative e kanë të bazuar në një deklaratë të të ashtuquajturit mjek popullor, Hysri Beqani i njohur si “Burdushi”. Disa media online e kanë shpërndarë këtë “prognozë” të pabazuar të Burdushit, të cilën siç duket […]

Deklarata e Abazit u nxor nga konteksti

Disa media online kanë publikuar artikuj me pretendimin se gjoja kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar se partia e tij është e hapur për koalicion me LDK-në të udhëhequr nga Vjosa Osmani. Pas kontrollit nga hibrid.info përmes makinës së kërkimit “Google” dyshohet se mediumi i parë që publikuar artikullin me një […]

Shpërndahen video me pretendime të rreme: Nuk kishte tubim të Kurtit në Shtërpce me brohoritje “Serbia-Serbia”

Shumë portale kanë rënë pre i disa versioneve të videove të publikuara në hapësirën digjitale (rrjete sociale, media online, kanale online), ku pretendohet rrejshëm për një tubim të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në Shtërpcë, në të cilin tubim është brohoritur “Serbia Serbia”. Në këto video, pas kontrollit të fakteve, vërehen shumë detaje që vejnë […]

Nuk dëshmohet pretendimi se Bill Gates ka thënë që “të paktën 3 miliardë njerëz duhet të vdesin”

Një video e parë mijëra herë në rrjetet sociale, paraqet një citat të Bill Gates për gjoja “sterilizimin dhe kontrollit të popullsisë”. Klipi tregon një person duke thënë: “Sipas fjalëve të Bill Gates, të paktën 3 miliardë njerëz kanë nevojë të vdesin”. Mirëpo Reuters nuk ka gjetur prova që Gates të ketë bërë një deklaratë […]