[email protected]

Në titull nuk bëhet e qartë se informacioni paraqet deklaratë të një eksperti

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar sot (1 mars) një artikull të titulluar, “Erdogan fut duart në dialog/ Vjen mbështetja e madhe nga Ankaraja”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se në përmbajtje të këtij artikulli, informatat e paraqitura në titull janë bazuar nga deklaratat e një profesori turk, gjë e cila nuk sqarohet […]

Artikuj me tituj përgjithësues për rastet tragjike, që nuk sqarojnë vendndodhjen e ngjarjeve

Portale të dyshimta si dhe portale informative në gjuhën shqipe, gjatë ditëve të fundit kanë publikuar artikuj me tituj përgjithësues për raste tragjike që kanë ndodhur në shtetet e tjera. Gjatë monitorimit ditor, hibrid.info ka arritur t’i grumbullojë disa artikuj me strukturë të tillë nga portalet e dyshimta “lajmifundit.al” e “belmouth.com” dhe nga portali informativ […]

Deklaratë e pasaktë e ministrit Vitia, i cili ka deklaruar se pagat e mjekëve në Kosovë janë ndër më të lartat në Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Etrit Rexhepi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dhënë një intervistë, të publikuar me 25 shkurt për Agjencinë e lajmeve, Ekonomia Online. Vitia në këtë intervistë është deklaruar se mjekët në Kosovë kanë një nga rrogat më të larta në regjionin e Ballkanit Perëndimor. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se […]

Pretendimi se “helikopterët e Serbisë fluturuan afër kufirit me Kosovën”, nuk qëndron

Portali informativ “Indeksonline.net” ka publikuar dje (28 nëntor) një artikull me titull “Helikopterët e Serbisë fluturuan sot afër kufirit me Kosovën (video)”. Në këtë artikull është bashkëngjitur një video-material në të cilën paraqiten pamjet e dy helikopterëve duke fluturuar. (shih të arkivuar këtu) Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, duke përdorur […]

Lajmi i vjetër për vdekjen e dy kosovarëve në aksidentin në Kalimash, paraqitet si aktual

Faqja në Facebook “Live News” ka publikuar sot (28 shkurt) një artikull me titull “Këta janë dy kosovarët që vdiqën në aksidentin tragjik në Kalimash”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi për vdekjen e dy kosovarëve në aksidentin në Kalimash, është i vjetër. Pra, faqja e lartcekur ka publikuar […]

Shpërndahet përmbajtja e llogarisë satirike në emrin e Zelensky-t, me pretendimin se në Tiranë do të diskutohet edhe për çështjen e Kosovës

Disa portale në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (28 shkurt) një artikull me titull “​Samiti në Tiranë, Zelensky: Do të diskutojmë edhe për çështjen e Kosovës”. Këto media iu kanë referuar një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter). Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se llogarisë që iu kanë referuar mediat, […]

Imazh i montuar që shfaq pamje të Halil Matoshit në Kralevë

Llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar një video-material dje (27 shkurt), në të cilin paraqitet imazhi i opinionistit, Halil Matoshi. Në fotografi, Matoshi shfaqet në një vend, tabela në të cilin tregon për vendbanimin “Kraljevë”, (këtu) më mbishkrimin vendosur nga autori i publikimit që pretendon se opinionisti ka shkuar në Serbi për të […]

Titull dhe fotografi çorientuese për emërimin si ambasadore të këngëtares Dua Lipa

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “kosovapost.net” ka publikuar dje (26 shkurt) një artikull me titull “Dua Lipa emërohet Ambasadore”, duke i bashkëngjitur edhe një fotografi ilustruese të Dua Lipës bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që […]