[email protected]

Përmes titullit pretendohet rrejshëm se Fehlinger ka bërë thirrje që të pushtohet Serbia

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar dje (26 shkurt) një artikull me titull “Të pushtohet Serbia/ Eksperti ka një porosi për Kurtin”. Ndërsa në përmbajtje të këtij artikulli nuk gjendet një deklaratë e tillë nga ekonomisti austriak, Gunther Fehlinger. Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë […]

Pretendohet pa fakte se djegia e objektit ndihmës në pronën e Ljubisha Donçiq, është vazhdimësi e qëllimit të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar dje (26 shkurt) se me datë 25 shkurt në një fshat të Klinës, është djegur objekti ndihmës në pronën e Ljubisha Donçiq. Kjo zyrë, pretendon se sulme të tilla në pronat private, po kryhen nga, siç i quan kjo zyrë “ekstremistët shqiptarë”, për t’i dëbuar serbët […]

Lajmi i vjetër për rritjen e pensioneve në Shqipëri, paraqitet si aktual

Faqja “Live News” në Facebook ka publikuar sot (26 shkurt) një artikull me titull “Qeveria Rama nuk ndalet! Tjetër rritje pensionesh për të moshuarit, duke filluar nga data…”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi për rritjen e pensioneve në Shqipëri, është i vjetër. Pra, faqja e lartcekur ka publikuar […]

Titulli paraqet gabimisht se Kosova ka mposhtur Zvicrën dy herë në parakualifikimet për Kupën e Botës në basketboll

Portali “lecanton27.ch”, e vetëquajtur si gazeta e parë shqipe në Zvicër, ka publikuar (23 shkurt) një artikull me titull “Fillimi i kualifikimeve për Kupën e Botës : Kosovarët fituan dy herë kundër Zvicrës”. Nga fotografia bashkangjitur publikimit si dhe në përmbajtje të tij, bëhet e qartë se artikullin bën fjalë për ndeshjet e përfaqësueses së […]

Pretendim i rremë se nuk kishte asnjë pjesëmarrëse grua gjatë themelimit të Forumit të Gruas nga LDK, në Zvicër

Portali “Lecanton27.ch” i vetëquajtur si “gazeta e parë zvicerane në gjuhën shqipe” ka publikuar me 24 shkurt një fotografi në faqen zyrtare në Facebook duke pretenduar se janë pamje nga mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për themelimin e Degës së Forumit të Gruas në Zvicër. Në fotografi shihen vetëm pjesëmarrës burra dhe në […]

Përmes fotografive të fëmijëve rusë që paraqiten rrejshëm si shqiptarë, kërkohet ndihmë financiare për shërim

Llogaria me emrin “Rena Capo” ka postuar një shkrim në hapësirën e vet në Facebook, ku pretendohet se autori/ja e publikimit është nëna e një foshnje 5 muajsh të sëmurë, e cila ka nevojë për operim. Të njëjtin shkrim e ka publikuar me datë 19 janar edhe në grupin publik në Facebook me emër “Shqiptaret […]

Pretendohet pa fakte se SHBA dhe BE kanë shprehur vendosmëri për sanksione të reja ndaj Kosovës

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar dje (22 shkurt) një artikull me titull “Kjo është çmenduri/ SHBA-BE të vendosura për sanksione të reja”. Ndonëse në titull nuk sqarohet se për cilin vend bëhet fjalë, në bazë të fotografisë se bashkangjitur artikullit, kuptohet se bëhet fjalë për sanksione të reja të mundshme për Kosovën, nga SHBA dhe […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se zjarri ka kapluar një ndërtesë në qytetin spanjoll, Valencia

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Sot.com.al” ka publikuar dje (22 shkurt) një artikull me titull “E frikshme/ Shpërthen në flakë ndërtesa 14-katëshe, dyshohet se…(Video)”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Ndërsa lajmi qartësohet në […]

Në titull nuk sqarohet se hulumtimi është bërë vetëm për tri komuna të Kosovës

Portali informativ në gjuhën shqipe “Demokracia.com” ka publikuar një artikull me titull “INDEP: Rreth 70% e të rinjve kanë menduar ta lëshojnë Kosovën”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk e jep informacionin e plotë, pasi nuk sqaron se hulumtimi etnografik është bërë […]