[email protected]

Imazhi që paraqet Macron-in në moshë të re së bashku me gruan e tij, është i montuar

Portali informativ “Ntv.al” ka publikuar sot (5 mars) në faqen zyrtare në Facebook, një postim me pretendimin se në njërën nga fotografitë paraqitet presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në moshë të re, së bashku me tashmë gruan e tij Brigitte Macron. Në mbishkrimin e këtij imazhi, ky portal informativ pretendon se së bashku me këta […]

Titulli nuk e bën të qartë se gjobat do të përfshijnë gjithë vendin

Televizioni “ATV” ka publikuar dje (3 mars) një video-material në kanalin zyrtar në “Youtube”, raportimin me titull “Regjistrimi i popullsisë në veri, kush refuzon do të gjobitet”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i kësaj përmbajtje është specifikues, pasi nuk e sqaron se regjistrimi i popullsisë do të përfshijë gjithë vendin, gjë […]

Opinioni se një drejtues politik është i përfshirë në rastin e Liridona Ademaj Murseli, paraqitet si lajm

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (4 mars) një artikull me titull “NË VRASJEN E LIRIDONA ADEMAJT ËSHTË I PËRFSHIRË EDHE NJË DREJTUES AKTUAL POLITIK, I INSTANCAVE TË LARTA POLITIKE !?”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është nxjerrë nga një opinion, por pa e bërë […]

Kujdes nga grupi “Kredi personale” në Facebook që publikon kampanja të rreme për kredi

Një grup në Facebook me emrin “Kredi personale” që numëron mbi 2 mijë e 600 anëtarë, pretendon se të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë nevojë për para shpejt dhe lehtë, mund të aplikojnë përmes këtij grupi. Në seksionin “About” pretendohet se personat që janë të interesuar për kredi, mund të aplikojnë vetëm me letërnjoftim (ID) […]

Në titull nuk bëhet e qartë se informacioni paraqet deklaratë të një eksperti

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar sot (1 mars) një artikull të titulluar, “Erdogan fut duart në dialog/ Vjen mbështetja e madhe nga Ankaraja”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se në përmbajtje të këtij artikulli, informatat e paraqitura në titull janë bazuar nga deklaratat e një profesori turk, gjë e cila nuk sqarohet […]

Artikuj me tituj përgjithësues për rastet tragjike, që nuk sqarojnë vendndodhjen e ngjarjeve

Portale të dyshimta si dhe portale informative në gjuhën shqipe, gjatë ditëve të fundit kanë publikuar artikuj me tituj përgjithësues për raste tragjike që kanë ndodhur në shtetet e tjera. Gjatë monitorimit ditor, hibrid.info ka arritur t’i grumbullojë disa artikuj me strukturë të tillë nga portalet e dyshimta “lajmifundit.al” e “belmouth.com” dhe nga portali informativ […]

Deklaratë e pasaktë e ministrit Vitia, i cili ka deklaruar se pagat e mjekëve në Kosovë janë ndër më të lartat në Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Etrit Rexhepi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dhënë një intervistë, të publikuar me 25 shkurt për Agjencinë e lajmeve, Ekonomia Online. Vitia në këtë intervistë është deklaruar se mjekët në Kosovë kanë një nga rrogat më të larta në regjionin e Ballkanit Perëndimor. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se […]