[email protected]

Pretendohet gabimisht se Rama krahasoi ushtrinë serbe me atë të Kosovës

Sot (31 maj) është publikuar një artikull nga medium “arbresh.info”, me titull “Tensionet në veri, Rama: Ushtria e Serbisë me atë të Kosovës, ka zero fuqi”. Përmbajtja e artikullit ndërlidhet me një deklaratë të Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në panelin e Forumit “Globsec” që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë. Por, pas verifikimit të […]

Manipulohet deklarata e zyrtarit të lartë të NATO-s nga “happaytv.rs”

Medium në gjuhën serbe “happytv.rs” ka publikuar një artikull dje (30 maj) lidhur me një deklaratë rreth zhvillimeve në Kosovë të Mircea Geoană, zëvendës sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Artikulli mbanë titullin “ZËRI I ARSYES? Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s DËNON REAGIMIN E KFOR-it. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është gjetur se titulli […]

Pretendohet pa fakte se “SHBA dhe NATO po përgatisin një revolucion në Serbi me ndihmën e shqiptarëve të Kosovës”

Mediumi pro-pushtetit në Rusi, Russia Today, ka publikuar një artikull të agjencisë shtetërore ruse “Ria Novosti” në titullin e së cilit pretendohet se “SHBA dhe NATO po përgatisin një revolucion në Serbi me ndihmën e shqiptarëve të Kosovës”. Ndonëse në titull është ndërtuar në formë pyetëse, me pikëpyetje në fund, nuk sqarohet se ky është […]

Dezinformata në TikTok për kryeredaktoren e Periskopit, Dafina Demaku

Llogaria në TikTok “@QEVERIA KURTI 2” ka publikuar një përmbajtje me pretendime të ngritura në përshkrimet se kryeredaktorja e portalit informativ online “Periskopi.com”, Dafina Demaku, është “gazetare pro-serbe” dhe “e dyshuar për agjente e Agjencisë së Sigurisë Informative (BIA) të Serbisë”. Kjo llogari në TikTok nuk sjell asnjë fakt për pretendimin e ngritur. Fotografi të […]

Rishikimi i javës: spin dhe dezinformata nga mediat ruse, lajme të rreme për veriun në TikTok

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve dezinformues dhe lajmeve të rreme në ekosistemin keqinformues në Kosovë. Artikuj dezinformues kishin të bënin me mediat ruse lidhur me stërvitjen e përbashkët ushtarake të quajtur “Defender Europe 2023” dhe pretendimin e pabazuar për transplantim ilegal të organeve në Ukrainë, ta krahasojë me një pretendim […]

Mediat në gjuhën serbe shtrembërojnë postin e Hajrullahut për protestën opozitare në Beograd

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar artikuj me deklaratën e kryeredaktorit të portalit informativ “telegrafi.com”, Muhamet Hajrullahu (këtu), rreth protestave opozitare në Beograd. Këto media kanë pretenduar se Hajrullahu i është gëzuar protestave të opozitës në Beograd duke pretenduar të ketë thënë: “E dridhëm Vuçiqin, i erdhi fundi”. Pas verifikimit të fakteve është gjetur […]

Imazhi i policëve me simbolin e Shqiponjës dykrerëshe, nuk u bë në ngjarjet e djeshme në veri

Portali informativ “Veriu.info” në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar sot (27 maj) disa fotografi, të cilave u ka vënë mbishkrimin “Pamje nga policët tanë që me flamur të Kosovës në kokë dhe krah intervenuan në veri”. Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se njëra nga […]

Dezinformata në TikTok për të vrarë dhe të plagosur në Mitrovicë

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” ka publikuar dje (26 maj) dy video-materiale me pretendime të ngritura në përshkrimet: “vriten tre serbë në Mitrovicë nga njësia ROSU” dhe “Luftë në Mitrovicë tregohet për të vrarë dhe të plagosur”. Këto pretendime të bëra nga kjo llogari janë të rreme. Kjo u vërtetua nga hulumtimi i kryer […]