[email protected]

Pretendimi për luftë në muajin korrik në Kosovë si shkak i grupit Wagner, i pavërtetë

Llogaria me emër “kijameti2024” ka publikuar dje me datë 11 qershor një video-material ku përsëri pretendohet për një luftë të pashmangshme gjatë muajit korrik për shkak të prezencës së pjesëtarëve të grupit mercenar rus “Wagner” në Kosovë. Megjithatë hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi i tillë është i pavërtetë për shkak se nuk ka prova të […]

Escobar nuk ka thënë se “deri në vitin 2030 i gjithë Ballkani do t’i kenë përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE”

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (11 qershor) një artikull duke pretenduar përmes titullit se Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i Dërguari Special i SHBA-së, Gabriel Escobar është shprehur se “deri në vitin 2030 i gjithë Ballkani do t’i kenë përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE”. Pas verifikimit të fakteve të […]

Nuk konfirmohet ndalesa e Aliut nga KFOR-i e as nga protestuesit serb

Disa media në gjuhën shqipe publikuar dje informacione me pretendimin se Ministritë të Infrastrukturës, Liburn Aliu i është ndaluar vizita e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit. Veriu.info, përmes titullit të një artikulli të publikuar dje (09 qershor) pretendoi se Aliut i është ndaluar vizita në Leposaviq nga serbët lokalë të cilët e kishin […]

Zakharova pretendon pa fakte se “Perëndimi po provokon shpërthimin e një revolucioni në Serbi me nxitjen e ekstremistëve nga Prishtina”

Mediumi rus “Russia Today Balkan (RT Balkan)” shërbimin në gjuhën serbe ka publikuar një artikull me pretendimin se Perëndimi po provokon shpërthimin e një revolucioni në Serbi me nxitjen e ekstremistëve nga Prishtina. Pretendimi bazohet në një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila pretendon se “faktorë […]

Escobar nuk i ka dhënë ultimatum zyrtar Kurtit

Në disa media në gjuhën shqipe u publikuan artikuj me pretendimin se zëvendës-sekretari i SHBA-së, Gabriel Escobar i ka dhënë ultimatum dy-ditor kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Diku u raportua se ky ultimatum u përmend nga burime, pjesëmarrës brenda takimit që emisarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjegjësisht Bashkimit Evropian (BE), Gabriel Escobar […]

Pretendim i pasaktë se bima Sempervivum tectorum “mund t’ju shpëtojë nga të gjitha sëmundjet”

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (8 qershor) një artikull me titull “Kjo bimë mund t’ju shpëtojë nga të gjitha sëmundjet e mundshme”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli, nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje të artikullit pretendohet se bima e quajtur “Sempervivum tectorum” përdoret si ilaç […]

Faqja me pronësi të dyshimtë vazhdon të publikojë kampanja të rreme për kredi

Faqja në Facebook me emrin “Kredi personale” ka publikuar postime me pretendim të rremë t’i paraqesë ato si kampanja online për kredi-marrje. Në seksionin “about” paraqitet një adresë në Paris në të cilën, krijuesi i kësaj faqe pretendon se gjendet selia e kësaj veprimtarie të dyshimtë, dhe vendet në të cilat supozohet që operon në […]

Titull përgjithësues që nuk qartëson vendndodhjen e ngjarjes

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (6 qershor) një artikull me titull “18-vjeçari humb jetën në një aksident”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk qartëson se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje. Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “18-vjeçari, i cili ishte […]

Vazhdon të publikohet në TikTok pretendimi i rremë për ekzistencën e një pandemie të re

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” po vazhdon të publikojë video-materiale ku pretendohet për ekzistencën e një virusi të ri. Video-materiali i publikuar sot (7 qershor) mban mbishkrimin që paralajmëron fundin e botës në vitin 2024 dhe se virusi që sipas pretendimit cilësohet edhe si pandemi, ka shpërthyer në Kinë dhe SHBA, duke marrë jetën […]