[email protected]

Në titull nuk jepet vendndodhja e ngjarjes

Artikulli me titull “Lia e majmunit, një qytetar ndërron jetë teksa ishte me pushime” është publikuar dje (23 gusht) nga portali informativ “Kosova-sot.info”. Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e këtij zhvillimi. Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, […]

Përmes fotografisë së vjetër dhe titullit jo adekuat, pretendohet se po ndodh ngjarje e rëndë në veri

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “On27.net” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi i Fundit na vjen nga veгiu i Kosoves , kjo gje e гende po ndodh atje tash!”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është tendencioz dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet lajmi për bllokimin […]

Pretendimet e Vuçiqit e Petkoviqit për pamundësinë e operimit të Policisë së Kosovë në veri, tërësisht të sajuara

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se Policia e Kosovës nuk kanë të drejtë të shtrijnë aktivitetin e tyre në veri të Kosovës pa, siç thotë ai, lejen e kryetarëve të Komunave me shumicë serbe në atë pjesë. Këtë pretendim Vuçiq po e bënë tash e disa ditë. Së fundmi e bërë pas një takimi […]

Nuk shtyhet Kampionati Botëror i futbollit, por nis një ditë më herët

Portalet informative “Paparaci.com” dhe “Epokaere.com” kanë publikuar një artikull me pretendimin se është shtyrë Kampionati Botëror i futbollit që do të mbahet në Katar. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i shkruar gabim, pasi që Kampionati Botëror nuk do të shtyhet, por do të nis një ditë më herët. I […]

Demantohet pretendimi i Vuçiqit për përfshirjen e çeçenëve dhe çerkezëve në veri

Pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për përfshirjen grupeve të caktuara çeçene dhe çerkeze në zhvillimet në veri të Kosovës rezultuan të jenë të pavërteta. Kjo për faktin se, figurat opozitare çeçene, Akhmed Zakaev, dhe Dzhambulat Suleimanov, emra që u lakuan në pretendimet e Vuciqit, kanë mohuar përfshirjen në aksione në Kosovë të grupeve […]

Pretendohet rrejshëm se Policia e Kosovës ka arrestuar spiunë serbë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “analiza.albaniaarticle.info” dje (21 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Policia e Kosovës i tregon ‘muskujt’: I ‘arreston spiunët’ e Serbisë në këtë qytet”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje […]

Mediat e afërta me pushtetin në Serbi i dhanë prioritet pretendimit të Vuçiqit i për rekrutim të Çeçenëve dhe Çerkezëve në veri, pa e konfirmuar

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë adresimit të djeshëm (21 gusht) pas takimit me disa nga përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë, ka deklaruar se më 31 korrik në Kosovë kishin qëndruar një grup çeçenesh dhe çerkezësh – […]

Translate »