[email protected]

Në titull keqinterpretohet deklarata e Nexhmedin Spahiut

Portali informativ “Srbijadanas.com” dje (17 gusht) ka publikuar një artikull me titull “’KOSOVA NUK DO TË EKZISTOJË PËR DISA VJET’ Analisti shqiptar tronditi krerët e shtetit të rremë”. Artikulli pretendon të keq-interpretojë një deklaratë të analistit nga Kosova, Nexhmedin Spahiu. Ndërsa, në përmbajtje, paraqitet një pjesë e shkëputur e një opinioni të Spahiut, rreth pranimit […]

Vazhdon të publikohet lajmi i vjetër për rritjen e prezencës së xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën

Faqja në Facebook me emrin “Lexo Sot” dje (17 gusht) ka publikuar një artikull me titull “E FUNDIT/ Shtohet prezenca e xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën duke e…”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes, ndërsa lajmi është i vjetër (24 […]

Narrativi dezinformues i mediave serbe: “parapërgatitje e shqiptarëve për sulm ndaj serbëve”

Mediumet serbe në bazë të zhvillimeve të ndryshme që ndodhin në Kosovë, e sidomos në veri, e ri-sjellin në qarkullim narrativin e tyre “sulm ndaj serbëve”. Zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit për dokumentacion, si pasojë e dezinformatave, situata pati tendenca për tensionim. Këtu luajtën rol të madh […]

Me fotografi të rreme dhe titull jo adekuat pretendohet se Amerika i ka dhuruar FSK-së automjet ushtarak

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe sot (17 gusht) kanë publikuar një artikull me titull “Ja dhurata me e re e FSK-se qe erdhi nga Amerika dhe qe po i ‘tmerron’ serbet”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është i rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në […]

Pretendimet për sulm ndaj serbëve dhe zbatim të dhunshëm të masave të reciprocitetit, të pabazuara

Pas zhvillimeve të fundit në veri mediumet serbe po vazhdojnë publikimin e artikujve me pretendimet të pabazuara se po përgatitet një sulm ndaj serbëve në veri nga shteti i Kosovës. Mediumi serb “Novosti.rs” dje (16 gusht) ka publikuar artikuj nëpërmjet të cilëve pretendon se Policia e Kosovës po i zhvillon përgatitje e duhura për zbatimin […]

Në titull nuk qartësohet se në veri të cilit shtet është shpallur “situatë emergjente”

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Në veri shpallet ‘Situatë Emergjente’”. Por, pas verifikimit të fakteve paraqitura në këtë artikull, të bëra nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e këtij zhvillimi. Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se autoritetet e instaluara nga Rusia […]

Pretendimi se Kosova është pjesë e skenarit të zhvillimeve në Mesdheun Lindor, i pa verifikuar

Portali informativ “Kosovapost.net” sot ka publikuar një artikull në lidhje më dërgimin e anijes së shpimit të quajtur “Abdulhamid Han” në Mesdheun lindor nga ana e Turqisë, e që e bëri të shqetësohet Greqia. Në titull dhe përmbajtje të artikullit pretendohet se edhe Kosova është pjesë e skenarit të këtyre zhvillimeve. Hibrid.info në bazë të […]

Fotografia e vjetër e një meshe kishtare, paraqitet si imazh i grave shqiptare myslimane të mbuluara

Portali informativ në Shqipëri “GazetaTema.net”, ka publikuar një artikull me titull “FOTOT: Si kërkon Albin Kurti t’i kthejë vajzat shqiptare, një shekull mbrapa”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk është adekuat dhe, si i tillë, nuk i përgjigjet përmbajtjes. Portali i lartcekur edhe në përmbajtje vazhdon ta përfolë çështjen e lejimit […]

Shqetësimi i “Srbijadanas.com” për përgatitje për sulm ndaj serbëve, i sajuar

Medium me përmbajtje në gjuhën serbe “Srbijadanas.com” dje (15 gusht) ka publikuar një artikull me pretendimin se Policia e Kosovës po përgatitet për t’i goditur serbët. Artikulli në fjalë mbanë titullin “POLICIA E KURTIT PËRGATITET TË SULMUJNË SERBËT: Është ngritur një pikë vrojtuese në afërsi të Jarinjes, duan të vendosin fole snajperësh” dhe ngre shqetësimin […]

Translate »