[email protected]

Artikull i vjetër me pretendimin për luftë në Kosovë, i bazuar në teori konspirative publikohet si aktual

Një faqe në Facebook me emrin “Tringa Globale” ka publikuar sot (13 shkurt) një postim mbi një deklaratë të konspiracionistit, Arianit Sllamniku. Në bazë të mbishkrimit në postim, konspiracionisti në deklarim ka paralajmëruar për luftë në Kosovë, gjatë muajve nëntor ose dhjetor të vitit 2023. Por pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se deklarimi i […]

Pretendohet pa fakte se “shërbimet e sigurisë së Kosovës” kanë shpërndarë fletushka në Veri me thirrje për mos bindjen ndaj Policisë së Kosovës

Një llogari në median sociale “Telegram” me përmbajtje në gjuhën serbe, ka publikuar disa fletushka me përmbajtje në gjuhën serbe të shpërndara në Veri, përmes së cilave u bëhet thirrje qytetarëve që të “synojnë patrullën e policisë së Kosovës, të injorojnë policin kur ai flet me ta dhe të demolojnë veturat zyrtare”. Kjo llogari pretendon […]

Përmes titullit nuk sqarohet se ngjarja ka ndodhur në Itali

Portali informativ “Albeu.com” ka publikuar dje (11 shkurt) një artikull me titull “Shokuese/ Burri djeg gruan dhe mbyt me zinxhir 2 djemtë: ‘Ishin të pushtuar nga djalli’”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm […]

Publikohet deklarim i rremë i Ismail Kadaresë për Albin Kurtin

Një llogari në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar një video-material (10 shkurt) me një mbishkrim që pretendon për një deklaratë bërë nga shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare. Në deklaratë thuhet se Ismail Kadare është shprehur “Të jesh kundër Albin Kurtit sot, si të ishe kundër Adem Jasharit më 1998!”. Pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve […]

Qeveria e Serbisë demantohet për eksodin e serbëve nga Kosova

Rregullorja e re Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për përdorimin vetëm të euros në Republikën e Kosovës për transaksione të pagesave është vetëm vendimi i fundit i Kosovës të cilin Serbia tenton ta keqpërdorë për propagandë. Menjëherë pas publikimit të rregullores, përmes së cilës është ndaluar dinari serb për transaksione të pagesave në vend, udhëheqësit […]

Deklarimi për performancë të mundshme të Dua Lipës dhe Rita Orës në Lojërat Mesdhetare 2030, paraqitet si fakt i kryer

Disa media kanë publikuar një artikull me titull “Më në fund Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen bashkë! Ja vendi ku do të performojnë”. Deri sa në titull mungon sqarimi për vendin se ku do të performojnë dy këngëtaret me origjinë nga Kosova, në përmbajtje të artikullit tregohet se bëhet fjalë për mundësinë e performimit […]

Imazhi që paraqet Hënën dhe Diellin në horizont në distancë të afërt me njëri-tjetrin, nuk është i vërtetë

Një llogari në median sociale Facebook ka publikuar një imazh të Diellit dhe Hënës në horizont në distancë të afërt me njëri-tjetrin, që pretendon se është dukuri e shfaqur në Argjentinë. Imazhit i është bashkëngjitur edhe përshkrimi që thotë “FENOMENI ASTRONOMIK I PABESUESHËM NË TDF: DIELLI DHE HËNA U TAKUAN NË HORIZONT”. Pas verifikimit të […]

Ndryshohet projekti i ndërlidhjes së Arbërisë me Pallatin e Rinisë, i prezantuar gjatë fushatës zgjedhore nga kryetari Rama

Shkroi: Etrit Rexhepi Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar (7 shkurt) projektin që ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand. Kryetari Rama në paraqitjen fillestare të këtij projekti gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2021, kishte premtuar se ai do të realizohej brenda tre viteve. Pas hulumtimit të hibrid.info, janë gjetur dallime ndërmjet […]

Translate »