[email protected]

Pretendohet gabimisht se Muriq është transferuar në skuadër të Premierligës

Portali informues “fanatikipress.info” që duket të jetë pjesë e portalit “Korrektpress.com” dje (22 korrik) ka publikuar një artikull me pretendimin se portieri i Kombëtares së Kosovës në futboll Arijanet Muriq ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Premerligës angleze. Mirëpo, gjatë verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i gabuar, pasi që skuadra […]

Publikohet lajm i vjetër me pretendim të rremë se “serbët kërcënojnë me largim nga Kosova”

Faqja në Facebook “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës, dje (22 korrik) ka postuar një artikull të publikuar nga portali i dyshimtë “gazetaz.com” me titull “Serbët kërςnσjnë me Iargim nga Kosova, Vuçiç takim υrgjent me grυpin e Kυintit”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa […]

Vazhdon të publikohet lajmi i rremë se “Kurti e ka përzënë nga zyra Rakiqin”

Një lajm i rremë që është publikuar më 23 shkurt nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetaz.com”, po vazhdon të shpërndahet në rrjetin social Facebook. Në këtë artikull pretendohet rrejshëm se “Albin Kurti e përzë nga zyra Goran Rakiqin dhe ia mbyll derën para hundës arsyeja e pazakontë”. Por pas verifikimit të […]

Artikulli satirik me titull “Putin urdhëron njohjen e Kosovës”, është shpërnda si i mirëqenë nga shumë faqe ne gjuhën serbe

Një artikull që pretendon rrejshëm se Rusia ka pranuar Kosovën, po vazhdon të shpërndahet në disa portale të dyshimta në gjuhën serbe.(shih shembullin këtu) Ky artikull mbanë titullin “PUTIN Urdhëroi: RUSIA NJEH KOSOVËN! Pas deklaratës së Vuçiqit për Krimenë, Vladimiri ka telefonuar Thaçin dhe e ka njoftuar për vendimin e tij”. Por, pas hulumtimit të […]

Artikull me lajm të vjetër: Nuk ka pasur rritje të çmimeve siç pretendohet

Faqja në Facebook “Specialja” sot (22 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Shtrenjtohen përsëri çmimet e vajit, vezëve dhe qumështit / Ja çmimet”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se raportimi për rritjen e çmimeve të këtyre produkteve është i vjetër, i publikuar më 26 maj. Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook […]

Rama nuk ka akuzuar opozitën e Kosovës, por atë të Shqipërisë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “au.active24live.com” dje (21 korrik) ka publikuar një artikull me pretendimin se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka akuzuar partitë opozitare në Kosovë, duke iu thënë se ja keni ngulur thikën në gjoks ish-presidentit Hashim Thaçi dhe UÇK-së. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi i […]

Pretendimi se CIA ka krijuar e mbështetur UÇK-në janë bërë në mënyrë të pa argumentuar

Yaakov Kedmi, një ish-diplomat izraelit i lindur në Moskë, ka pretenduar pa fakte se Kosova ishte “terroriste”, gjatë kohës sa ishte krahinë në kuadër të Jugosllavisë. Në një intervistë për mediumin rus të afërt me Kremlinin “Izvestia”, Kedmi, të cilit i referohen edhe si shef i shërbimit sekret izraelit “Nativ” (këtu)- që në të vërtetë […]

Lajm i vjetër dhe pretendim i rremë: Deputetja australiane nuk ishte myslimane

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe “Worldlivestar.com” dhe “Banglacontent24.com” kanë publikuar një artikull me titull “Deputetja Muslimane heq mbulesen e saj në parlament the fyen islamin, u mirëprit me një duartrokitje”. Ky artikull i referohet lajmi të vjetër që vjen nga Australia, në kohën kur një deputete e parlamentit të këtij shteti, në […]

Translate »