[email protected]

Në titull nuk sqarohet se cili shtet planifikon të largojë karantinën

Artikulli me titull “Shteti planifikon të largojë karantinën për rastet me COVID-19”, është publikuar nga portali “Kosova-sot.info”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se për cilin shtet bëhet fjalë. Ndërsa me të hyrë në tekst, atëherë qartësohet se lajmi ka të bëjë me shtetin […]

Komuna e Aeroportit (Aerodrom), ekziston në kuadër të qytetit të Shkupit

Disa media online në Kosovë kanë raportuar lidhur me takimin që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte mbajtur me kryetarin e komunës “Aerodrom” (Aeroportit) të Shkupit, Timco Muncunski. Njoftimin për këtë takim e bëri i pari i Prishtinës, Përparim Rama në rrjetin social Facebook, ku tha se është takuar me kryetarin e Komunës së Aeroportit […]

Fotografia e bërë në Irak, pretendohet të paraqitet si imazh i bërë nga fushata ajrore e NATO-s në Beograd

Portali në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” sot (24 mars) ka publikuar një artikull për 23 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, duke e përshkruar si agresion ndaj Serbisë, Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë. Megjithatë, në këtë artikull është vendosur fotografi jo adekuate, ku shihen momente të bombardimeve, që mediumi në gjuhën serbe pretendon se janë të […]

Titulli “Amerika e konfirmon: Do ta armatosim fuqishëm Kosovën!” është i pavërtetë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” ka publikuar artikullin me titull “Amerika e konfirmon: ‘Do ta armatosim fuqishëm Kosovën!’”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje gjendet një lajm i vjetër i muajit tetor 2021, atëkohë kur […]

Pretendimi se Gjermania po e furnizon Kosovën me armatim, sajim i vjetër

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Gjermania furnizon Ushtrinë e Kosovës me armatim supermodern”. Nga kontrolli i fakteve të kryer nga hibrid.info, është konstatuar se ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër i cili është publikuar më 14 korrik të vitit 2021. Në […]

Nuk është arritur ndonjë marrëveshje për shkëmbim territoresh

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull “U ARRIT MARREVESHJA po ndodh shkëmbimi i territoreve Kosovë – Serbi?”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është i sajuar, pasi nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili u publikua […]

Mehaj nuk ka thënë se pret me padurim ndërhyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

Portale të dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar artikullin me titull “Ministri Mehaj me kunderpergjigje Gjeneralit serb!: Me padurim presim nderhyrjen tende”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Pra ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nuk ka thënë siç […]

Translate »