[email protected]

Lajmi për redukimin e masave të lëvizjes, bazohet në një dokument të dhjetorit

Mediat në Kosovë kanë publikuar dje (14 janar) një artikull përmes së cilit pretendojnë se do të ketë lehtësim të masave të lëvizjes. Këtë pretendim, mediat e arsyetojnë më një dokument zyrtar të publikuar të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), në të cilën paraqiten detaje rreth lehtësimit të masave. Mirëpo, përmes kontrollit të fakteve, është vërejtur […]

Berisha akuzon Ramën me një fotografi të bërë në Kosovë

Ish-Kryeministri dhe ish-udhëheqësi i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një publikim të mediumit austriak “Zeit im Bild”, në të cilin paraqiten imazhe të vërshimeve në Shqipëri e Kosovë. Mirëpo, në postimin e tij në Facebook, Berisha ka publikuar një fotografi me një imazh nga Kosova, përkatësisht […]

Sputnik pretendon pa fakte se Rama përmes Cakajt po ndërhynë në politikën kosovare

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Sputnik”, më 2 janar ka publikuar një artikull, ku përmes titullit pretendohet rrejshëm se “Tirana zyrtare po shtynë njeriun e vet në Qeverinë e Kosovës”, duke aluduar në ish-ushtruesin e detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn. Titulli i këtij artikulli nuk është bazuar në asnjë burim institucional […]

Shpeshtohen lajmet e rreme për ndryshimin e masave kufizuese

Lajme që pretendojnë rrejshëm për ndryshimin e masave kufizuese të lëvizjes së qytetarëve nga institucionet përgjegjëse në Kosovë, po publikohen dhe shpërndahen në numër të madh gjatë periudhës së fundit nga portale të dyshimta. Edhe sot, portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull që pretendon se nga dita e hënë do të hiqet ora […]

Artikull me titull të sajuar: Nuk pritet që sot të hiqet “ora policore”

Portali “Reporteri.net” me datë 15 dhjetor ka publikuar një artikull me titull “Që nga nesër pritet të ndryshohet “ora policore”. Titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk përputhet me tekstin. Në këtë lajm thuhet se Bordi Këshillëdhënës për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nesër (16 dhjetor) pritet t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës masat e […]

Bill Gates nuk ka thënë se baret e restoranet do të mbyllen deri më 2022

Portali “GazetaExpress.com” ka publikuar një artikull me titull “Bill Gates: Kafenetë dhe restorantet mund të mbyllen deri në fund të vitit 2022”. Ky artikull përmban titull të rremë, pasi miliarderi amerikan Bill Gates thotë se restoranet dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura deri sat të kalohet kjo valë e virusit Korona, por pa përcaktuar […]

Kryeministria nuk ka njoftuar se në konferencën e Hotit do të paraqiten masa të reja anti-covid

Portali Arbresh.info ka publikuar një artikull me titull “Kryeministri Hoti thërret konferencë për masat e reja Anti-Covid”. Në titullin e këtij artikulli të shkurtër, pretendohet se konferenca do të mbahet për masat e reja anti-covid, ndërsa në përmbajtje shkruan se, sipas njoftimit zyrtar të Qeverisë së Kosovës, tema e konferencës do të jetë Menaxhimi i […]

Translate »
1406