[email protected]

Agjencia ruse Sputnik publikon lajm me titull të sajuar për aksionin në veri të Mitrovicës

Agjencia informative ruse “Sputnik”, versioni në gjuhën serbe, më 19 nëntor ka publikuar një lajm me një titull tendencioz përmes së cilit pretendohet se “Prishtina zyrtare, nuk po u lejon barna serbëve në veri të Kosovës”. Në këtë artikull me titull “Goditje e re e Prishtinës: Serbëve nuk u jepet ilaç”, përshkruhet një aksion i […]

Artikull me foto jo-adekuate dhe titull të sajuar

Portali “GazetaBlic.com” ka publikuar një artikull me titull ““Gjendja është e rëndë” – Këto pritet të jenë masat e reja anti-covid”. Në këtë artikull, titulli nuk përputhet me përmbajtjen, ndërsa edhe fotografia e Armend Zemajt është e vendosur gabim, pasi në tekst gjendet deklarata e drejtorit të Departamentit të Komunikimit me Publikun në Ministrinë e […]

Thashethemet e zbuluara për vaksinën: Mikro-çipat, ‘ndryshimi i ADN-së’ dhe teoritë tjera

Lajmi për zbulimin e vaksinës me efektet prej 90 përqind të rasteve të testuara, ka nxitur edhe thashetheme të mëdha të grupet anti-vaks në rrjetet sociale. Ekipi i BBC për kontroll të fakteve (fact-checking) ka shqyrtuar disa nga pretendimet e rreme më të shpërndara si: teoritë konspirative rreth pretendimeve për vendosjen mikro-çipave në njerëz, ndërhyrjen […]

Pretendimet virale për zgjedhjet në SHBA nga ekipi i Trump-it: Votuan të vdekurit, prishje të programit të numërimit…

Postime të rreme ose mashtruese janë përhapur në mediat sociale në lidhje me votimin për president të SHBA-ve, në kohën kur Trump vazhdon të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve në SHBA. Disa janë shpërndarë nga Presidenti Trump dhe ekipi i tij, të cilët kanë vënë në dyshim integritetin e zgjedhjeve, por pa siguruar prova. Ekipi i […]

Manipulohet rrëfimi i vajzës së Xhemajl Mustafës

Më 8 nëntor është publikuar një video nga një faqe në internet me emërtimin “Ledion Media”, ku paraqitet rrëfimi i Beiranë Musfatës për vrasjen e babit të saj, ish-veprimtarit politik, Xhemajl Mustafës. Mirëpo, në këtë video, shihen disa ndërhyrje me mbishkrime, përmes së cilave pretendohet se përgjegjës për vrasjen e Xhemajl Mustafës është ish-udhëheqësi politik […]

Lajmet dhe pretendimet e rreme të bëra gjatë numërimit të votave në Pensilvania të SHBA-ve

Ende pa përfunduar numërimi i votave dhe në garën e ngushtë që është duke vazhduar në mes dy kandidatëve për president të SHBA-ve, Donald Trump dhe Joe Biden, pretendime të cilat mund të jenë mashtruese po qarkullojnë në mediat sociale në lidhje me votimin dhe numërimin në shtetet kryesore. Numërimi ende po vazhdon edhe në […]

Këshilla të pa verifikuara për vetitë shëruese të lëngut të qershisë

Portali “Arbresh.info” ka publikuar artikullin me titull “Të mirat që sjell lëngu i qershisë”. Në këtë artikull paraqiten disa veti të lëngut të qershisë cilat pretendohet se parandalojnë diabetin, ndihmojnë në trajtimin e çrregullimeve të kujtesës, si dhe problemeve të kyçeve dhe kockave. “Arbresh.info” e quan këtë shkrim si studim, por nuk paraqet evidenca që […]

Fakte mjekësore të pa verifikuara për ndikimin e vitaminës D në luftimin e COVID-19

Portali “Arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Sa vitaminë D është e nevojshme për të parandaluar koronavirusin”. Në këtë artikull shkruan se sa njësi të vitaminës D duhet të marrin personat nga 20 deri në 60 vjeç, e sa ata që janë mbi moshën 60 vjeçare për parandalimin e virusit Korona. Megjithatë, këtij shkrimi […]

Translate »
1406