[email protected]

Sqarim për mediat: Në raportin e hibrid.info nuk thuhet se “58% e keqinformimeve për veriun janë publikuar nga mediet në gjuhën shqipe, 39% nga ato në gjuhën serbe”

Platforma për kontroll të fakteve dhe edukim digjital e medial, hibrid.info, pjesë e organizatës joqeveritare “Action for Democratic Society” (ADS), ka publikuar dje (18 korrik) një raport për gjendjen vjetore të çrregullimit informativ. Raporti “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ” u prezantua në kuadër të një konference të organizuar për diskutim nga […]

Titulli lë të kuptojë se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë

Disa media kanë publikuar dje (18 korrik) artikull me titull “Kurti: Po u hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme”. Ndonëse deklarimi i Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, marrë nga cicërima e tij në Twitter, është i saktë, hibrid.info ka hulumtuar dhe verifikuar se mos saktësimi se për çfarë dhe se ku do të mbahen zgjedhjet, lë […]

Rishikimi i javës: lajme të rreme për dronët Akinci, dezinformata dhe manipulim i fakteve për prezencën policore në veri

Përmbajtjet clickbait kanë dominuar ekosistemin keqinformues në Kosovë në javën që shkoi. Clikcbait artikujt kishin të bënin me ngjarje që nuk u bëhet e ditur vendndodhja, për vapën që ka kapluar Evropën, për tërmetin në Meksikë dhe aksident. Lajmet e rreme kishin të bënin me dronët Akinci, për hyrjen e 600 pjesëtarëve të grupit mercenar […]

“Alo.rs” pretendon rrejshëm se veteranët  e UÇK-së kërkojnë para për të vrarë serbë

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar dje (16 korrik) një artikull me pretendimin në titull se veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protesta, kërkojnë para për të vrarë serbë. Pretendimi bazohet në protestën e veteranëve të UÇK-së, të cilët kërkuan nga presidentja Vjosa Osmani, të mos e dekretojë ligjin për pagën minimale, për të cilin thanë […]

Titulli nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur tërmeti

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar sot (14 korrik) një artikull me titull “Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë, ja ku ishte epiqendra”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku shkruan “një tërmet me […]

Raportohet gabimisht se Gjilani zhvilloi miqësore me Luksemburgun

Portali informativ “Inlajmi.com” ka publikuar sot (14 korrik) një artikull me titull “Mbyllet miqësorja mes Luksemburgut e Gjilanit me rezultat të barabartë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga “hibrid.info” është vërtetuar se titulli i artikullit të publikuar paraqet pretendim të pasaktë.  Vegëza e artikullit të publikuar nga portali informativ “Inlajmi”: Hibrid.info ka hulumtuar dhe […]

Translate »