[email protected]

Ahmeti nuk ka përmendur taksë 20 euro për veturat që hyjnë në Prishtinë

Portalet e dyshimta si “Kosalb.net” dhe “GazetaProgresi.com” kanë publikuar një artikull me titull “Ahmeti: ‘Veturat me targa të huaja do paguajn nga 20 euro për hyrjen në Prishtinë’”. Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pasi përkundër verifikimit të bërë nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk është gjetur asnjë deklaratë […]

Artikull i trilluar: Mustafa nuk ka deklaruar atë që pretendohet në titull

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull me titull “Mustafa: ‘Më përpara shkojm në zgjedhje, se t’a shkarkojm Selmanaj’”. Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Edhe pas hulumtimit dhe verifikimit përmes makinave të kërkimit, ekipi hibrid.info nuk ka arritur të gjejë ndonjë deklaratë e tillë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Zëvendëskryeministri […]

Kurti nuk ka deklaruar se do t’i mbrojë Thaçin e të akuzuarit tjerë nga Specialja

Faqja ‘Gazeta Aktive’ në rrjetin social Facebook, përmes portalit të dyshimtë “Gjithckafresh.info” ka shpërndarë një artikull me titull “Kurti: ‘Une kam me mbrojtë Thaçin dhe të tjerët nga SpeciaIja’”. Ky artikull rezulton të ketë titull dhe përmbajtje të sajuar, pasi që nga hulumtimi i bërë përmes makinave të kërkimit, nuk është arritur të gjendet asnjë […]

Vuçiq nuk ka kërkuar që Rakiq të bëhet president i Kosovës

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull që pretendon se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka kërkuar që politikani serb, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, të bëhet president i Kosovës. Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme, e cila është e sajuar qëllimisht marr parasysh zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe debatet […]

Haradinaj nuk tha se “myslimanët janë shkaku që Kosova nuk po përparon në asnjë fushë”

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Myslimanët jan shkaku që Kosova nuk po përparon në asnjë fushë”. Ky shkrim përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Përmbajtja e tij është e vjetër dhe është marrë nga emisioni Open i televizionit shqiptar “TopChannel”, i cili është realizuar më 23 […]

Artikull me foto jo-adekuate dhe titull të sajuar

Portali “GazetaBlic.com” ka publikuar një artikull me titull ““Gjendja është e rëndë” – Këto pritet të jenë masat e reja anti-covid”. Në këtë artikull, titulli nuk përputhet me përmbajtjen, ndërsa edhe fotografia e Armend Zemajt është e vendosur gabim, pasi në tekst gjendet deklarata e drejtorit të Departamentit të Komunikimit me Publikun në Ministrinë e […]

Limaj nuk tha se “votuesit e Albinit e kanë largu” banerin në Graçanicë

Artikulli me titull “Limaj për heqjen e banerit në Graçanicë: ‘Votuesit e Albinit e kanë largu.’”, është publikuar nga faqja “Gazeta Aktive” në Facebook. Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas hulumtimit dhe verifikimit fakteve nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, është parë se nuk ekziston një deklaratë e tillë e bërë nga […]

Nuk do të ketë mbyllje të shkollave

“Gazeta Aktive” ka publikuar në rrjetin social Facebook një artikull rreth mbylljes së shkollave nga dita e hënë. Ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Përderisa në titull paralajmërohet mbyllje të shkollave, në përmbajtje gjendet lajmi rreth gjendjes me virusin korona nëpër shkollat e Kosovës. Faqja “Gazeta Aktive” në Facebook […]

Nuk është e vërtetë që Hoti ka premtuar 20 euro ndihmë

Portale të dyshimta në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Avdullah Hoti: ‘Do i’a japim nga 20 euro çdo banori të Kosovës”. Ky shkrim përmban titull dhe tekst të sajuar. Pas verifikimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë zyrtare nga kryeministri i Kosovës, Avdullah […]

Translate »