[email protected]

Ri-publikohet deklarata e rreme e Hovenier mbi opozitën në Kosovë

Llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar dje (09 korrik) një video-material, me imazhin e Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-ve, në Kosovë. Në publikim pretendohet për një deklaratë të ambasadorit amerikan, ku thuhet se “Opozita më shumë pajtohet me kërkesat që vijnë nga Beogradi, se sa me vendimet e Qeverisë. Pra, kështu na vështirësojnë […]

Faqja me pronësi të dyshimtë pretendon rrejshëm se ka organizuar trajnim për menaxhim të riskut dhe raportit me klientë

Faqja “Kredi personale” në Facebook ka publikuar sot (8 korrik) një postim me pretendim të rremë se ka organizuar trajnim për “menaxhim të riskut dhe raportit me klientë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky trajnim është organizuar nga institucioni mikro-financiar Kreditimi Rural i Kosovës (KRK). Kjo faqe është munduar […]

Video-materiali nuk paraqet protestat aktuale në Francë, është i vitit 2019

Faqja në Facebook me emrin “The Reis’ ka publikuar dje një video-material me mbishkrimin ‘Paris, Sheshi i Republikës. Franca ra” duke pretenduar ta paraqes atë si imazh i protestave aktuale që po ndodhin në Francë. Në video-material shihen disa qytetarë me flamur të shtetit të Algjerisë të mbledhur në sheshin “Republique” në Paris.  Pas kontrollit […]

Titulli nuk sqaron numrin e familjeve që përfitojnë nga vendimi i Komunës së Prishtinës

Disa portale informative kanë publikuar një artikull me titull “Komuna e Prishtinës i jep 70 euro për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se në artikujt në fjalë mungon sqarimi i  plotë i vendimit të Komunës së Prishtinës. Sipas vendimit të Komunës së Prishtinës, numri i familjeve që […]

Goffus nuk ka thënë se “Kosova është partner joefektiv i sigurisë”

Disa media online në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (6 korrik) një artikull me pretendimin në titull se zëvendës sekretari i NATO-s, Thomas Goffus, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka konsideruar Kosovën si partner joefektiv i sigurisë, duke vlerësuar gjithashtu se po rrezikon jetën e ushtarëve të aleancës. Pas verifikimit të […]

Titulli lë të nënkuptojë se Edi Rama i drejtohet Albin Kurtit

Mediumi online “Gazeta Express” ka publikuar në Facebook një artikull me titull “Rama ironi nga Shkupi: Nuk i kam kërkuar takim Kurtit, refuzoi paraprakisht”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtuar se, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë nuk e ka komentuar refuzimin për takim nga Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, në mënyrën […]

Pretendimi se Zvicra po kërkon punëtorë, i pavërtetë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “atdheulajm.com” ka publikuar dje (5 korrik) një artikull me titull “Zvicra kërkon punëtorë – ja punët që kërkohen pa diplomë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk korrespodon me përmbajtjen. Në përmbajtje janë renditur pesë profesione në Zvicër, […]

Përdoret imazhi i një personazhi të huaj për ta paraqitur si një grua shqiptare që kërkon lidhje dashurie

Portali i dyshimtë “xnews7.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se një grua e moshës 43 vjeçare, nga kryeqyteti zviceran Bern, e quajtur Merita, është në kërkim të një lidhjeje dashurie. Gjatë verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se në postimin e këtij portali, pretendohet se gruaja në fjalë është shqiptare. Hibrid.info ka verifikuar […]

Bill Clinton nuk ka paralajmëruar fund më të tmerrshëm se Sali Berisha për Albin Kurtin

Llogaria në TikTok me emrin “KosovariPress” ka publikuar sot (05 korrik) një video-material në të cilin pretendohet se ish-presidenti amerikan Bill Clinton gjatë vizitës se tij në Tiranë, paralajmëroi fund tragjik të Albin Kurtit, në fjalimin e tij. Video-materiali ka mbishkrimin se “Bill Clinton paralajmëroi fund më të tmerrshum se Berisha për Albin Kurtin!”. Por […]