[email protected]

Pretendohet rrejshëm se Egjipti ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Në mediat sociale “Telegram” dhe “ Twitter” është publikuar një postim që pretendon se Egjipti ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kanali në Telegram në gjuhën serbe që mbanë emrin “БУНТ је стање духа” i përkthyer në shqip “Bunt është gjendje shpirtërore”, si dhe llogaria në Twitter me emrin “vale_iii” kanë pretenduar se “Qeveria […]

Serbia nuk ka falënderuar Shqipërinë dhe opozitën në Kosovë për përkrahje të rrëzimit të Qeverisë Kurti

Llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar dje (03 korrik) një video-material në të cilin pretendohet se shteti serb ka falënderuar shtetin shqiptar dhe opozitën në Kosovë në përkrahje të rrëzimit të Qeverisë së Kosovës. Tutje pretendimi vazhdon duke u thirrur nga mediat serbe dhe duke u mbështetet me një imazh nga një artikull […]

Sekuenca e filmit paraqitet si imazh nga protestat aktuale në Francë

Platforma online “JOQ Albania” ka publikuar një fotografi në faqen e saj në Facebook me pretendimin ta paraqes atë si imazh i gjendjes së protestave që po ndodhin aktualisht në Francë. Përkundër faktit se fotografia me mbishkrimin “Francë 2023” është fshirë nga “JOQ Albania” nga faqja në Facebook, kjo fotografi është shpërndarë nga profile të […]

Fotografi e montuar: Buzhala nuk ka hipur në veturë me targa të Beogradit

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një fotografi të gazetarit Berat Buzhala, i cili pretendohet se është fotografuar duke hipur në një veturë me targa të Beogradit. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia është e montuar, dhe se Buzhala është fotografuar duke hipur në veturë me targa […]

Paralajmërimi për pandemi të re në vjeshtë, teori konspirative

Llogaria me emër “@famous.alb” ka publikuar më 30 qershor një video-material me pretendimin për një pandemi të re në vjeshtë. Pretendimi bazohet në deklaratat e bëra nga konspiracionisti, Arianit Sllamniku, në emission “7pa5” në kanalin televiziv “Vizion Plus”. Sllamniku pretendon se parashihet një pandemi e re në vjeshtë ku, sipas tij, thuhet se do të […]

Vlera e një kafe të konsumuar nga Mihali, Murati e Muja nuk ishte 5 euro

Mediumi në gjuhën shqipe “Paparaci.com” ka publikuar një artikull me titull “’Premtuan barazi’ – Mihali, Murati e Muja paguan pesë euro për një kafe”. Sipas këtij artikulli, Dejona Mihali, Hekuran Murati dhe Armend Muja, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë parë në shoqërinë e njëri tjetri duke konsumuar kafe me vlerë prej 5 eurosh. Megjithatë, në […]

Gazetarja nuk i quajti serbët “formacion fashist”

Mediumi gjuhën serbe “In4s” dhe “Sputnik” shërbimi serbisht kanë publikuar një artikull me pretendimin se udhëheqësja e intervistës me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak realizuar nga Atlantic Council TV, i ka quajtur serbët, “formacion fashist”. Titujt e përdorur nga këto mediume ishin: “Hiena mediatike: Prezantuesja amerikane i quajti dy herë serbët “formacion fashist” përballë Escobarit […]

Faqet me pronësi të dyshimtë në Facebook publikojnë fushata të rreme për kredi

Në median sociale Facebook janë hapur disa faqe që pretendojnë se japin kredi të ndryshme, deri në vlera qindra e mijëra euro. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about) në këto faqe “Kredi personale”, “Kredi Personale – Online” dhe “Kredi Për Biznes” nuk ka të dhëna […]