[email protected]

Protestuesi në Graçanicë shihet duke e goditur veturën dhe jo e kundërta

Në disa media në gjuhën serbe është publikuar një artikull që pretendon se një veturë që kishte kaluar përmes turmës së protestës në Graçanicë, kishte lënduar njërin nga pjesëmarrësit. Pretendimi bëhet duke u bazuar në një video-material që paraqet momentin e ngjarjes. Megjithatë, nga rishikimi i kësaj videoje, kuptohet se protestuesi nuk u lëndua nga […]

Opinioni mundohet të paraqitet si paralajmërim nga ndërkombëtarët

Portali informativ “GazetaBlic.com” ka publikuar sot (22 qershor) një artikull me titull “Vjen paralajmërimi: Ndërkombëtarët kanë përgatitur projekt-dokument ‘merre ose lëre’ me sanksione për palën që s’pranon!”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen. Në përmbajtje bëhet e ditur se Vesel Makolli, sekretar i përgjithshëm i […]

Paralajmërimi për largimin e 200 kompanive gjermane nga Kosova, i pa verifikuar

Disa media në gjuhë shqipe publikuan një artikull dje (21 qershor) në titujt e të cilave pretendohej se “afër 200 kompani gjermane paralajmëruan ikjen nga Kosova për shkak të situatës politike”. Pretendimi u bazua në një njoftim për media të “Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare” (OEGJK) të lëshuar me 15 qershor. Pretendimin për paralajmërim për ikje e […]

Takimi i vitit të kaluar Kurti-Maroviq pretendohet të paraqitet si aktual

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull më 17 dhe 18 qershor, për një takim në mes ish-ministres në Qeverinë e Malit të Zi, Jovana Maroviq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në përmbajtje të artikullit diskutohet për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve  ë të gjitha fushat. Pas verifikimit të kryer nga […]

Pretendohet rrejshëm se Alma K. u vra nga bashkëshorti i saj

Është publikuar një artikull ku pretendohet për vrasjen e personit që identifikohet si Alma K, e përfshirë në një video me Safet Gjicin, ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, pas së cilës ky i fundit dha dorëheqje. Në artikullin e publikuar nga portalet e dyshimta “pershendetje24.info” dhe “kingpress24hd.info” pretendohet për vrasjen e Almës nga bashkëshorti i […]

Titulli nuk sqaron se në cilin shtet janë “droguar” fëmijët në kopsht

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (20 qershor) një artikull me titull “Fëmijët ‘drogohen’ me barëra për qetësim në një kopsht, protestojnë prindërit”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk qartëson se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje. Vendndodhja e ngjarjes […]

Imazhi nuk paraqet vendin ku do të mbahet protesta, por pamje nga “Checkpoint Charlie” në Berlin

Portali informativ “Insajderi.org” sot (20 qershor) ka publikuar një artikull duke bërë të ditur se mërgimtarët kosovarë sot do të mblidhen në qendër të Helsinkit të Finlandës për të protestuar në mbështetje të Kosovës, që të ndalen protestat e serbëve në veri dhe të lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia. Pas verifikimit të fakteve […]

Pretendime dezinformuese se trazirat në Kosovë “plan për ndarjen e Vojvodinës nga Serbia”

Mediumi në gjuhën serbe “srbin.info” ka publikuar një artikull në të cilin, duke iu referuar trazirave aktuale në Kosovë, bën të ditur planin e pretenduar të Forumit Ekonomik Botëror dhe Kaus Schwab për “ndarjen e Vojvodinës nga Serbia”.  Këtë, siç shkruhet në artikull, dyshohet se dëshmon harta e publikuar në faqen e SEF-it, në të cilën janë […]

Nuk argumentohet pretendimi për prezencë të grupeve kriminale ruse në veri

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar dje (19 qershor) një artikull me pretendimin se “grupe kriminale ruse ‘pushtojnë’ veriun”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se këtë pretendim, ky portal e ka ngritur duke u bazuar në një fotografi, në të cilën shihen tre persona duke ecur në rrugë, që sipas autorit […]